Lufta e fermerëve ukrainas për të mbijetuar
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Fermerët duke korrur rreth një krateri të krijuar nga një raketë e hedhur nga forcat ruse. Me bllokimin e porteve të tyre, përveç rrezikut nga municionet e pashpërthyera që kanë mbushur fushat e tyre dhe zvogëlimit të fuqisë punëtore pasi njerëzit e aftë për punë drejtohen në front, shumë nga fermerët ukrainas po përpiqen t'u ofrojnë prodhimet e tyre vendeve në zhvillim që janë duke luftuar me urinë.
6
Ferma e madhe e Tsvykut në Zhurivka, rreth 85 kilometra në lindje të Kievit, prodhon jo vetëm grurë, por edhe djathë të mirë dhie.
7
Derisa katër nga punonjësit e Tsvyk janë larguar për t'iu bashkuar luftës, ata që kanë mbetur kanë korrur dhe ruajtur grurin e tij dhe po përgatiten për sezonin e ardhshëm.
8
Me mundësitë aktualisht të kufizuara, shumë fermerë po zgjedhin të mos mbjellin fare kultura bujqësore. Prodhimi i misrit dhe grurit në Ukrainën e varur nga bujqësia është ulur për gati 40 për qind këtë vit nga nivelet e paraluftës, thonë analistët.