Festimet për Vitin e Ri nëpër botë
Qytetarët në mbarë botën kanë festuar për Vitin e Ri 2026 me spektakle fishekzjarrësh, koncerte e tubime të ndryshme. Ne po ju sjellim disa fotografi të festimeve nga vende të ndryshme të botës.
1
Spektakël fishekzjarrësh në Ral Al Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe më 1 janar 2026.
2
Këngëtarja dhe aktorja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, merr pjesë në festimet zyrtare në Times Square të Nju Jorkut më 31 dhjetor 2025.
3
Spektakël fishekzjarrësh në Sidnej të Australisë për Vitin e Ri.
4
Qytetarët festojnë për Vitin e Ri pranë një katedraleje në qendre të Moskës në Rusi më 1 janar 2026.