Ndërlidhjet

Perëndimi paralajmëron paqëndrueshmëri pas vendimit të Putinit për traktatin bërthamor

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë fjalimit para kombit, më 21 shkurt 2023.
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë fjalimit para kombit, më 21 shkurt 2023.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.

“Në këtë aspekt, jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”, ka thënë Putin në fjalimin para kombit.

Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.

Putin ka thënë, po ashtu, se Rusia duhet të jetë e gatshme që të testojë armët bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara e kryejnë të parat një testim të tillë.

Më vonë, Ministria e Jashtme ruse tha se ka ardhur “në përfundim se SHBA-ja ka shkelur” traktatin. Ky institucion po ashtu tha se pavarësisht pezullimit, pala ruse do të qëndrojë poshtë kufijve më të lartë që specifikohen në traktat sa i përket numrit të kokave bërthamore që mund të dislokohen.

Putin ka dërguar projektligjin për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin bërthamor në Dumën shtetërore dhe kreu i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, tha se ligjvënësit do të debatojnë më 22 shkurt për t’i dhënë mbështetje këtij vendimi dhe më pas legjislacioni të dërgohet në Këshillin Federal.

I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021.

I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.

Reagime pas vendimit të Putinit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka quajtur fatkeqësi dhe papërgjegjësi vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga ky traktat.

“Ne do t’i shikojmë me kujdes veprimet e Rusisë. Natyrisht, do të sigurohemi që në secilin rast të garantojmë sigurinë e shtetit tonë dhe të aleatëve tanë. Kur kemi nisur mandatin e kësaj administrate, e kemi zgjatur kohën e [traktatit] START-i i Ri, sepse ka qenë në interesin e shtetit tonë dhe në interesin e Rusisë. Kjo vetëm sa e vë në pah çfarë hapi i papërgjegjshëm është ky”, ka thënë Blinken para gazetarëve në Athinë.

Megjithatë, ai deklaruar se SHBA-ja mbetet e hapur për të biseduar në çdo kohë me Rusinë për kufizimet në armët strategjike, pavarësisht asaj që ndodh në botë, apo “në raportet tona”.

“Është diçka që edhe pjesa tjetër e botës e pret prej nesh”.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh i zhgënjyer me vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në traktat, duke thënë se shpreson që Kremlini do ta rishqyrtojë këtë vendim.

“Gjatë viteve të fundit, Rusia ka shkelur pika kyçe të marrëveshjeve për kontrollin e armëve”, tha Stoltenberg. “Me vendimin e sotëm, e gjithë arkitektura e kontrollit të armëve është çmontuar”.

Një zëdhënës i kryeministrit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se “ne shpresojmë që Putin të rishqyrtojë këtë vendim të tij të nxituar për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në traktatin New START”, duke shtuar se “kontrolli i armëve është vital për sigurinë e planetit tonë”.

Ministria e Jashtme e Francës po ashtu tha se i vjen keq këtë vendim të Moskës.

Ndërkaq, Jon Wolfsthal, asistent i posaçëm për çështje të sigurisë kombëtare për në kohën kur president në SHBA ishte Barack Obama, tha se përderisa SHBA-ja ka “shumë më shumë” armë bërthamore sesa i duhen për të ndaluar Rusinë që të përdorë armë bërthamore, mund të ketë “kohëra të vështira për stabilitetin dhe frenimin bërthamor”.

“SHBA-ja ende ka aftësi të mëdha për të monitoruar forcat bërthamore ruse edhe pa qenë në fuqi traktati. Por, humbja e marrëveshjeje do të rrisë pasiguritë dhe shanset për keqkuptime, për të rritur kërcënimet dhe për të nxitur garën e armëve”, shkroi ai në Twitter.

“Lëvizja e Putinit ishte politike, jo ushtarake. Ai kërkoi që të krijonte shqetësim në mesin aleatëve të NATO-s dhe të ngjallë frikën e një lufte më të gjerë sepse ai po humb në Ukrainë. Nuk do të thotë që ne duhet të biem pre e këtij karremi, por koordinimi i aleatëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë”, shtoi ai.

Putin: Perëndimi po e kërcënon ekzistencën e Rusisë me luftën në Ukrainë

Në fjalimin që zgjati mbi dy orë para kombit, Putin është zotuar se do të vazhdojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e ka akuzuar aleancën e NATO-s për nxitje të konfliktit, me “besimin e gabuar” se mund ta mposhtë Rusinë.

I rrethuar me flamuj rusë, Putini i është drejtuar kombit duke thënë se Rusia “do t’i zgjidhë me kujdes detyrat që ka para vetes”.

Putini ka thënë se Rusia ka bërë gjithçka për ta shmangur luftën, mirëpo Ukraina, e përkrahur nga Perëndimi, ka planifikuar që ta sulmojë Krimenë.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, ndonëse ky veprim nuk njihet nga Perëndimi.

Putin ka thënë se Perëndimi e ka lëshuar xhindin nga shishja në disa rajone në botë, për të nxitur kaos dhe luftë.

“Vetë njerëzit e Ukrainës janë kthyer në pengje të regjimit të Kievit dhe organizatorëve perëndimorë, të cilët e kanë pushtuar këtë shtet në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik”.

Presidenti Putin e ka përsëritur qëndrimin që Rusia po përballet me kërcënim nazist dhe kërcënime e urrejtje nga regjimi i Kievit.

Por, sipas tij, mposhtja e Rusisë është e pamundshme.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

SHBA-ja: Kërcënimi nga Perëndimi është “absurditet”

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se pretendimi i Putinit se lufta në Ukrainë është nxitur nga Perëndimi, është “absurditet”.

“Askush nuk është duke e sulmuar Rusinë. Është absurditet të thuhet se Rusia ka qenë nën një formë të kërcënimit ushtarak nga Ukraina, apo kushdo tjetër”.

"Kohë e komplikuar"

Putini në nisje të fjalimit të tij para kombit, ka thënë se do të flasë “në kohë të komplikuar” për Rusinë dhe “në kohën e ndryshimeve drastike në botë”.

Presidenti rus ka thënë se, “ngjarjet historike do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë…. Secili prej nesh ka përgjegjësi të mëdha”.

Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër foto

Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv.<br />
<br />
&quot;Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë&quot;, tha ajo.
1/32 Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv.

"Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë", tha ajo.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022. Pas nisjes së sulmeve ajrore në qytete, instalimeve ushtarake dhe zbarkimit të trupave dhe tankeve nga tri drejtime, pushtuesit rusë arritën përfundimisht në periferi të kryeqytetit.
2/32 Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022. Pas nisjes së sulmeve ajrore në qytete, instalimeve ushtarake dhe zbarkimit të trupave dhe tankeve nga tri drejtime, pushtuesit rusë arritën përfundimisht në periferi të kryeqytetit.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022. Forcat ruse nuk arritën ta rrethonin apo kapnin kryeqytetin dhe përfundimisht u tërhoqën nga rajoni.
3/32 Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022. Forcat ruse nuk arritën ta rrethonin apo kapnin kryeqytetin dhe përfundimisht u tërhoqën nga rajoni.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur&nbsp; djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022. Kyrylo nuk mbijetoi.
4/32 Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur  djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022. Kyrylo nuk mbijetoi.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë bart një fëmijë nga qyteti Irpin pas granatimeve të rënda, ndërsa trupat ruse përparonin drejt Kievit më 6 mars 2022.
5/32 Një burrë bart një fëmijë nga qyteti Irpin pas granatimeve të rënda, ndërsa trupat ruse përparonin drejt Kievit më 6 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vajzë me macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars 2022, ku shumë njerëz u detyruan të strehoheshin.<br />
<br />
Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për të qenë më të sigurt, derisa Rusia sulmoi me raketa në disa qytete të mëdha.
6/32 Një vajzë me macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars 2022, ku shumë njerëz u detyruan të strehoheshin.

Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për të qenë më të sigurt, derisa Rusia sulmoi me raketa në disa qytete të mëdha.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Varrosja e trupave në një varr të përbashkët në periferi të Mariupolit më 9 mars 2022.<br />
Një rrethim gati tre-mujor i qytetit port rezultoi me vrasjen e dhjetëra mijëra banorëve dhe shkatërrimin e 90 për qind të ndërtesave të tij.
7/32 Varrosja e trupave në një varr të përbashkët në periferi të Mariupolit më 9 mars 2022.
Një rrethim gati tre-mujor i qytetit port rezultoi me vrasjen e dhjetëra mijëra banorëve dhe shkatërrimin e 90 për qind të ndërtesave të tij.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh pasi një tank rus qëlloi mbi të në Mariupol më 11 mars 2022.
8/32 Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh pasi një tank rus qëlloi mbi të në Mariupol më 11 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën &quot;Zemra e Qytetit të Kievit&quot; (Kyiv City Heart Center),&nbsp;më 20 mars 2022.
9/32 Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën "Zemra e Qytetit të Kievit" (Kyiv City Heart Center), më 20 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022.
10/32 Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022.<br />
<br />
Mriya, i cili kishte qenë avioni më i madh në botë, u shkatërrua nga një sulm rus më 27 shkurt gjatë luftimeve në aeroportin Antonov në Hostomel. Mriya, që do të thotë &quot;ëndërr&quot; ose &quot;frymëzim&quot;, ishte e dashur nga entuziastët e aviacionit në mbarë botën.
11/32 Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022.

Mriya, i cili kishte qenë avioni më i madh në botë, u shkatërrua nga një sulm rus më 27 shkurt gjatë luftimeve në aeroportin Antonov në Hostomel. Mriya, që do të thotë "ëndërr" ose "frymëzim", ishte e dashur nga entuziastët e aviacionit në mbarë botën.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022. Vdekja e nënës së tij erdhi si pasojë e urisë dhe stresit nga pushtimi rus.
12/32 Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022. Vdekja e nënës së tij erdhi si pasojë e urisë dhe stresit nga pushtimi rus.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022.
13/32 Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022, në të cilin u vra gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych. Kohët e fundit, Hyrych ishte zhvendosur në ndërtesën e banesës. Të paktën 10 persona të tjerë thuhet se u plagosën në sulmin, i cili goditi pas takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
14/32 Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022, në të cilin u vra gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych. Kohët e fundit, Hyrych ishte zhvendosur në ndërtesën e banesës. Të paktën 10 persona të tjerë thuhet se u plagosën në sulmin, i cili goditi pas takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022.
15/32 Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022. Oksana humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë kur një predhë shpërtheu pranë shtëpisë së saj.<br />
<br />
&quot;Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia&nbsp; menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë -- vetëm kocka, mish dhe gjak&quot;, rikujton ajo.
16/32 Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022. Oksana humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë kur një predhë shpërtheu pranë shtëpisë së saj.

"Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia  menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë -- vetëm kocka, mish dhe gjak", rikujton ajo.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Olena duke qarë pranë trupit të burrit të saj, Oleksiy, i cili vdiq gjatë granatimeve në Harkiv më 26 maj 2022.
17/32 Olena duke qarë pranë trupit të burrit të saj, Oleksiy, i cili vdiq gjatë granatimeve në Harkiv më 26 maj 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Anëtarët e familjes duke shikuar ekipet e shpëtimit teksa punojnë për t&#39;i shpëtuar të afërmit e tyre që janë nën rrënojat e një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Chasiv Yar, në rajonin e Donjeckut, më 10 korrik 2022.
18/32 Anëtarët e familjes duke shikuar ekipet e shpëtimit teksa punojnë për t'i shpëtuar të afërmit e tyre që janë nën rrënojat e një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Chasiv Yar, në rajonin e Donjeckut, më 10 korrik 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vajzë e re duke mbajtur qenin e saj, përshëndet gjyshërit e saj nga një tren evakuimi që niset nga Pokrovski, në rajonin e Donjeckut, më 2 gusht 2022.<br />
<br />
Qeveria ukrainase lëshoi një urdhër për banorët që të largoheshin nga rajoni i Donjeckut nga shqetësimi se mund të mos kishte qasje në furnizimet me ngrohje, energji elektrike apo edhe ujë të pastër për banorët e tij.
19/32 Një vajzë e re duke mbajtur qenin e saj, përshëndet gjyshërit e saj nga një tren evakuimi që niset nga Pokrovski, në rajonin e Donjeckut, më 2 gusht 2022.

Qeveria ukrainase lëshoi një urdhër për banorët që të largoheshin nga rajoni i Donjeckut nga shqetësimi se mund të mos kishte qasje në furnizimet me ngrohje, energji elektrike apo edhe ujë të pastër për banorët e tij.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit duke pushuar në një plazh ndërsa tymi dhe flakët ngrihen nga një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e okupuar të Krimesë në Ukrainë, më 9 gusht 2022.
20/32 Njerëzit duke pushuar në një plazh ndërsa tymi dhe flakët ngrihen nga një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e okupuar të Krimesë në Ukrainë, më 9 gusht 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në një funeral në Buça më 31 gusht 2022, Anastasia Ohrimenko, 26 vjeç, ngushëllohet nga të afërmit dhe miqtë teksa qan për humbjen e bashkëshortit të saj, Yuriy Styhlyuk, një ushtar ukrainas që u vra në luftime.
21/32 Në një funeral në Buça më 31 gusht 2022, Anastasia Ohrimenko, 26 vjeç, ngushëllohet nga të afërmit dhe miqtë teksa qan për humbjen e bashkëshortit të saj, Yuriy Styhlyuk, një ushtar ukrainas që u vra në luftime.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ushtar ukrainas me një shalqi në dorë, ngre gishtin e madh teksa një raketë lëshohet drejt vijës së frontit në rajonin e Donjeckut më 3 shtator 2022. Fruti u bë simboli i operacionit kundërsulmues të ushtrisë ukrainase për çlirimin e qytetit të Hersonit, i cili qe pushtuar nga forcat ruse në mars.
22/32 Një ushtar ukrainas me një shalqi në dorë, ngre gishtin e madh teksa një raketë lëshohet drejt vijës së frontit në rajonin e Donjeckut më 3 shtator 2022. Fruti u bë simboli i operacionit kundërsulmues të ushtrisë ukrainase për çlirimin e qytetit të Hersonit, i cili qe pushtuar nga forcat ruse në mars.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke ngrohur qenin e saj me pallton që ka veshur, në Kivsharyvka më 16 tetor 2022. Banorët kishin jetuar pa gaz, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm për tri jav.
23/32 Një grua duke ngrohur qenin e saj me pallton që ka veshur, në Kivsharyvka më 16 tetor 2022. Banorët kishin jetuar pa gaz, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm për tri jav.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotot kapin momentet para dhe pas goditjes së një droni kamikaz të prodhuar nga Rusia në Kiev më 17 tetor 2022.
24/32 Fotot kapin momentet para dhe pas goditjes së një droni kamikaz të prodhuar nga Rusia në Kiev më 17 tetor 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trupi i ushtarit ukrainas, Vadym Bereghnuy, 22 vjeç, para se të varroset në një varrezë në Harkiv më 17 tetor 2022.&nbsp;
25/32 Trupi i ushtarit ukrainas, Vadym Bereghnuy, 22 vjeç, para se të varroset në një varrezë në Harkiv më 17 tetor 2022. 
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një çift të moshuarish duke u përqafuar. Të moshuarit janë ulur në një stol në qytetin e vijës së parë të Bahmutit gjatë një momenti qetësie nga bombardimet më 27 tetor 2022. Rajoni lindor i Ukrainës është sulmuar nga forcat ruse prej muajsh.
26/32 Një çift të moshuarish duke u përqafuar. Të moshuarit janë ulur në një stol në qytetin e vijës së parë të Bahmutit gjatë një momenti qetësie nga bombardimet më 27 tetor 2022. Rajoni lindor i Ukrainës është sulmuar nga forcat ruse prej muajsh.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtarët ukrainas duke qëlluar me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut, më 20 nëntor 2022.
27/32 Ushtarët ukrainas duke qëlluar me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut, më 20 nëntor 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke ecur me një elektrik dore gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike në Kiev më 14 dhjetor 2022.
28/32 Një grua duke ecur me një elektrik dore gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike në Kiev më 14 dhjetor 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris (majtas), dhe kryetarja e atëhershme e Dhomës Nancy Pelosi, reagojnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u dhuroi ligjvënësve një flamur ukrainas me autografe nga trupat që po luftojnë në Bahmut. Presidenti ukrainas mbajti një fjalim gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit në Uashington më 21 dhjetor 2022 gjatë vizitës në SHBA.
29/32 Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris (majtas), dhe kryetarja e atëhershme e Dhomës Nancy Pelosi, reagojnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u dhuroi ligjvënësve një flamur ukrainas me autografe nga trupat që po luftojnë në Bahmut. Presidenti ukrainas mbajti një fjalim gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit në Uashington më 21 dhjetor 2022 gjatë vizitës në SHBA.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë ukrainas duke qarë pasi gruaja e tij u vra kur një raketë ruse shkatërroi shtëpinë e tyre në Zaporizhja natën mes 25-26 janarit 2023.
30/32 Një burrë ukrainas duke qarë pasi gruaja e tij u vra kur një raketë ruse shkatërroi shtëpinë e tyre në Zaporizhja natën mes 25-26 janarit 2023.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fëmijët qëndrojnë pranë një krateri të krijuar nga goditjet raketore ruse në qytetin Hlevakha, jashtë Kievit, më 26 janar 2023.
31/32 Fëmijët qëndrojnë pranë një krateri të krijuar nga goditjet raketore ruse në qytetin Hlevakha, jashtë Kievit, më 26 janar 2023.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një tank rus i shkatërruar i mbuluar nga dëbora në qytetin e Sviatohirsk më 12 shkurt 2023.
32/32 Një tank rus i shkatërruar i mbuluar nga dëbora në qytetin e Sviatohirsk më 12 shkurt 2023.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

“Rusia ka tentuar ta zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore”

Putin ka vazhduar fjalimin duke pretenduar se Rusia ka tentuar ta zgjidhë konfliktin në rajonin ukrainas të Donbasit në mënyrë paqësore.

Sipas tij, përkushtimi i Perëndimit për paqe ka qenë “mashtrim” dhe “gënjeshtër mizore” dhe ka pretenduar se Kievi ka tentuar të mbledhë armë biologjike dhe bërthamore.

“Ne kemi bërë gjithçka të mundshme për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore, për të negociuar në mënyrë paqësore këtë konflikt të vështirë, mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur një skenar i vështirë”.

“Ukraina dhe Donbasi janë kthyer në simbole të gënjeshtrave”, ka thënë Putini, duke e akuzuar Perëndimin për tërheqje nga “marrëveshjet thelbësore” dhe deklarata “hipokrite”, si dhe për zgjerim të NATO-s dhe mbulimin e Rusisë “me një çadër”.

“Dua ta përsëris, janë ata fajtorë për luftën, dhe ne jemi duke e përdorur forcën për ta ndalur atë”, ka thënë Putin.

Pjesëmarrësit në fjalimin e Putinit para kombit.
Pjesëmarrësit në fjalimin e Putinit para kombit.

Kritika shtesë ndaj Perëndimit

Duke përmendur në veçanti Shtetet e Bashkuara, Putin ka thënë se marrëdhëniet me këtë shtet kanë degraduar plotësisht.

Sipas Putinit, Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta kontrollojnë botën, dhe se ato e kanë shkatërruar një strukturë të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e akuzave tjera, ai ka thënë se Perëndimi është “duke e tërhequr vëmendjen e njerëzve nga skandalet e korrupsionit”.

Ai ka thënë më pas se Perëndimi “ua ka hapur rrugën” nazistëve për të marrë pushtetin më 1930 dhe që prej shekullit të XIX, Perëndimi ka tentuar të shkëpusë trojet historike nga shteti ynë - “atë që sot njihet si Ukrainë”.

“Gjithçka përsërit veten”, ka thënë Putin, duke shtuar se Perëndimi e ka financuar revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë, i cili "e ka rritur rusofobinë dhe nacionalizmin ekstrem”.

Një tjetër pretendim i përsëritur nga Putini është se përgjegjësia e Rusisë është që të “likuidojë regjimin neo-nazist në Kiev”.

Ndikimi i luftës brenda Rusisë

Putini ka thënë përgjatë fjalimit se e ka përgatitur një listë me emra të seksioneve ushtarake që do të dëshironte t’i falënderonte, mirëpo lista, sipas tij, është shumë e gjatë.

Turma ka duartrokitur kur ai ka thënë se “përulet para familjeve dhe grave të ushtarëve”.

Presidenti rus i ka falënderuar mësuesit, ndërtimtarët dhe bujqit, që kanë luftuar në front të luftës.

Ai është zotuar se do t'i mbështesë familjet e ushtarëve rusë.

“Secila familje që ka humbur një luftëtar, secili veteran do të ketë një koordinator për kujdes shëndetësor që do t’ia zgjidhë të gjitha çështjet”.

Ai është zotuar për krijim të një fondi të posaçëm qeveritar për t’iu ofruar ndihmë personave që kanë marrë pjesë në luftë apo familjeve të tyre.

Situata ekonomike

Putini ka thënë se ekonomia ruse ka dalë më e qëndrueshme sesa është pritur pas sanksioneve ndërkombëtare dhe se bruto-prodhimi i brendshëm (GDP) nuk ka rënë ashtu siç është pritur.

“Ata kanë parashikuar shkatërrim të ekonomisë ruse, mirëpo bizneset ruse e kanë rindërtuar logjistikën, partneritetin”, ka thënë ai.

Për më shumë, ai ka thënë se dëshiron të krijojë një sistem të sigurt të pagesave ndërkombëtare që do të ulin varësinë ndaj Perëndimit.

“Ne nuk duhet t’i përsërisim gabimet tona. Ne nuk guxojmë ta shkatërrojmë ekonominë tonë”.

Ai ka thënë se sanksionet perëndimore synojnë t’i shkaktojnë "vuajtje" popullit rus, por nuk kanë pasur sukses, dhe ka pretenduar se vlera e rublës ruse në transaksionet ndërkombëtare “është dyfishuar”.

Korrje "rekorde" të grurit

Edhe në të kaluarën, Putini e ka shfrytëzuar fjalimin para kombit për të lavdëruar korrjet e grurit, ndërsa këtë herë i ka falënderuar bujqit për atë që e ka konsideruar “korrje rekorde”.

Ai ka shtuar se planifikon të rrisë eksportet e grurit për 60 milionë tonë deri në fund të vitit 2023.

Sipas tij, një rritje e tillë në të kaluarën është menduar vetëm si “përrallë”.

Planet për bashkëpunim ekonomik

Në një moment të fjalimit, ai është ndalur te planet dhe ambiciet për të ardhmen, duke përmendur përmirësimin e lidhjeve ekonomike.

Ai ka folur për zgjerimin e autostradave nga Moska në Kazan dhe me Mongolinë e Kinën, ashtu që të zgjerohen lidhjet e Rusisë me lindjen e Azisë.

Putini ka thënë se dëshiron të rrisë bashkëpunimin edhe me Indinë dhe Iranin.

Presidenti rus ka folur edhe për transformimin ekonomik prej rënies së Bashkimit Sovjetik më 1990.

Putini ka pretenduar se Perëndimi nuk është ndalur kurrë nga nxitja e tensioneve në shtetet ish-sovjetike përmes formave të shtypjes ekonomike.

Lihen mënjanë ndarjet e përfolura mes elitave ruse

Fjalimi i Putinit është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet e publikut, i cili është përbërë nga anëtarë të Asamblesë Federale, si dhe liderë ushtarakë e biznesorë.

Pjesëmarrësit janë ngritur disa herë në këmbë për ta duartrokitur presidentin rus, duke treguar një front të përbashkët, ndonëse përflitet se ekzistojnë tensione në mesin e zyrtarëve të lartë ushtarakë për shkak të luftës në Ukrainë.

Disa prej aleatëve më të ngushtë të Putinit, përfshirë Guvernatoren e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, besohet se janë kundër luftës.

Mirëpo, publikisht, të gjithë janë parë afër me qëndrimet e Putinit.

Fokusi i radhës… të drejtat e komunitetit LGBT

Përgjatë fjalimit, presidenti rus ka folur edhe për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), një temë që e diskuton shpesh.

“Familja nënkupton bashkim në mes të burrit dhe gruas”, ka thënë Putin, duke shtuar se “ashtu thonë tekstet e shenjta të secilës fe në botë”.

“Mirëpo, Perëndimi është duke i vënë në dyshim këto tekste të shenjta… Ne duhet t'i mbrojmë fëmijët tanë nga degradimi dhe degjenerimi – dhe ashtu do të bëjmë”, ka thënë ndër tjerash ai.

Këto deklarata janë përcjellë me duartrokitje nga pjesëmarrësit në sallë.

Sipas tij, pedofilia është kthyer në normë në Perëndim.

“Shikojeni çfarë i bëjnë popullit të vet: shkatërrim të familjeve, të identitetit kulturor dhe kombëtar dhe abuzim i fëmijëve që shkon deri në pedofili… këto reklamohen si norma… dhe priftërinjtë janë të detyruar të bekojnë martesa mes çifteve të gjinisë së njëjtë”, ka thënë Putini.

Përgatiti: Krenare Cubolli
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG