Baltë, minj e mjerim: Forcat e Ukrainës përgatiten për një tjetër dimër në llogore
Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, dokumenton kushtet e vështira, me të cilat përballen trupat ukrainase që luftojnë me forcat ruse në rajonin e Donjeckut, ndërsa përgatiten për një tjetër dimër rraskapitës në vijën e parë të luftës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një ushtar ukrainas nxjerr me lopata baltën e trashë nga llogorja që ndan me ushtarët e tjerë.
Pavarësisht se forcat e Kievit rimorën më shumë se 50 për qind të territorit të pushtuar që nga fillimi i luftës, Rusia ende kontrollon 18 për qind të territorit të Ukrainës.

6
Një anëtar i brigadës sulmuese duke bartur një trung.
Sulmet në shkallë të gjerë po bëhen më pak të suksesshme pasi të dyja palët mbështeten te dronët, pajisjet për shikim gjatë natës dhe inteligjenca e sinjaleve elektronike për të monitoruar përparimet e trupave. Megjithatë, Kievi thotë se forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetin lindor Avdijivka.

7
Një ushtar duke shijuar cigaren në heshtje.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në SHBA thotë se Moska "ka mundësi" që po përgatitet për një valë të madhe sulmesh tokësore "rraskapitëse" të udhëhequra nga këmbësoria, ndaj pozicioneve ukrainase në zonën Avdijivka, e cila është përballur me granatime masive ruse.

8
Lypa tregon një betejë tjetër me të cilën përballen këta ushtarë, vërshimin e vazhdueshëm të llogoreve të tyre nga uji që duhet hequr me lopatë.
"Kur beteja fillon, ju duhet të qëndroni në ujë të ftohtë dhe të luftoni", tha ai.