Festime në Azerbajxhan dhe zemërim në Armeni për shkak të arritjes së marrëveshjes që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut si dhe ngjarje të tjera që e karakterizuan javën që lamë pas, nga rajonet në të cilat raporton Radio Evropa e Lirë, janë pasqyruar përmes kësaj fotogalerie. Më shumë fotogaleri, mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
1
Një shitës balonash në Lahore të Pakistanit. (AFP/Arif Ali)
2
Policët armenë duke arrestuar një qytetar gjatë protestave, ku është kundërshtuar marrëveshja e arritur me Armenisë dhe Azerbajxhanit, që ka për qëllim dhënien fund të luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Jerevan, 12 nëntor. (AFP/Karen Minasian)
3
Profesionistët shëndetësorë në Bukuresht të Rumanisë protestuan duke qëndruar mbi batanije termale, për të kundërshtuar kështu kushtet në të cilat po punojnë gjatë pandemisë së koronavirusit. (epa-EFE/Robert Ghement)
4
Armenët duke mbledhur gjësendet e tyre, teksa janë larguar nga shtëpitë e tyre në qytetin Kalbacar. Ky qytet është njëri nga shtatë qarqet që do t’i transferohen Azerbajxhanit, si pjesë e marrëveshjes për dhënien fund të luftimeve në Nagorno Karabak.(AFP/Alexander Nemenov)