Protestat në Armeni dhe Bjellorusi, shënimi i Ditës së AIDS-it dhe rregullat kundër pandemisë në vende të ndryshme të botës, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më interesante për fotogalerinë e javës, nga rajonet në të cilat raporton REL. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë më të mira të javës
- RFE /RL

1
Një zyrtar policor arreston një protestuese në Jerevan, ku qytetarët po kërkojnë që kryeministri armen, Nikol Pashinian të japë dorëheqje për shkak të marrëveshjes së arritur me Azerbajxhanin. (AP/Hayk Baghdasaryan)

2
Pjesëtarët e Gardës presidenciale të Nderit marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Bukuresht për të shënuar Ditën e Bashkimit të Rumanisë. (epa-EFE/Robert Ghement)

3
Shitësit afganë shesin portokaj në një treg në Bati Kot në provincën Nangarhar.(epa-EFE/Ghulamullah Habibi)

4
Një grua afgane në Kabul duke bartur dru. (AP/Rahmat Gul)