Festimet për Krishtlindjen Ortodokse në mbarë botë, protesta, shkatërrime nga luftimet në Nagorno Karabak, janë vetëm disa prej fotografive më interesante që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë javë, nga rajonet në të cilat raporton REL. Më shumë fotogaleri mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
- RFE /RL

1
Policia në Kazakistan arreston një person, gjatë protestës kundër partisë në pushtet. Protesta u mbajt më 10 janar, kur në këtë shtet, qytetarët votuan në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. (REL/Petr Trotsenko)

2
Siluetat e qytetarëve shihen në rrugët e Ravalpindit të Pakistanit, pasi në këtë qytet kishte ndërprerje të energjisë elektrike më 10 janar. (AP/Anjum Naveed)

3
Një djalë luan me violinë, teksa edhe persona të tjetër janë veshur me veshje tradicionale gjatë festimeve në perëndim të Ukrainës për Festën e Krishtlindjes Ortodokse. (AP/Yevgeniy Maloletka)

4
Një bari në Stepanakert kullotë bagëtinë e tij në një fushë ku shuhet një raketë që ka mbetur prej luftimeve të fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (Reuters/Artem Mikryukov)