Fotografitë e javës
Një tërmet prej 6.1 ballësh në Afganistan që la të vdekur më shumë se 1.150 persona, Kampionati Botëror i Notit në Budapest e luftimet në Ukrainë janë ndër ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell imazhet më të veçanta në fotogalerinë e javës.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Një person shënon Ditën Ndërkombëtare të Jogës në Maqedoninë e Veriut, më 21 qershor.
14
Skuadra e Ukrainës dëgjon himnin e saj kombëtar pasi fitoi medaljen e artë në finalen e kombinimit të lirë të notit artistik në Kampionatin Botëror në Budapest, më 20 qershor.
15
Fëmijët e refugjatëve afganë që jetojnë në Pakistan i buzëqeshin kamerës nga brenda tendës së tyre të improvizuar, në periferi të Lahores, më 19 qershor.
16
Marshimi i komunitetit LGBT në Kishinjev të Moldavisë, më 19 qershor.
Facebook Forum