Fotografitë e javës
Një tërmet prej 6.1 ballësh në Afganistan që la të vdekur më shumë se 1.150 persona, Kampionati Botëror i Notit në Budapest e luftimet në Ukrainë janë ndër ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell imazhet më të veçanta në fotogalerinë e javës.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
21
Një burrë duke dalë nga dritarja e një ndërtese banimi të dëmtuar pas bombardimeve në Donjeck, Ukrainë, më 20 qershor.
22
Ushtarët gjuajnë me armë në shenjë nderimi për ushtarin ukrainas, Vladislav Andreev, i vrarë në rajonin e Donjeckut, Buça, më 20 qershor.
23
Një fushë me lule livande pranë qytetit Çirpan, Bullgari, më 19 qershor.
24
Mykhailo Romanchuk nga Ukraina duke notuar për garën e 800 metrave në stil të lirë për meshkuj, gjatë Kampionatit Botëror të Notit në Budapest, më 20 qershor.
Facebook Forum