Më poshtë mund të shikoni fotografitë më karakteristike të javës, përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë.
Fotografitë e javës
1
Një rrufe në qiell pranë një rrokaqielli të kohës së Stalinit gjatë një stuhie mbi Moskë, më 14 gusht.
2
Studentët femra afgane nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Kandaharit, gjatë diplomimit.
3
Një djalë freskohet në një kanal të ujitjes në periferi të qytetit Raqqa, Siri.
4
Një arush ngjyrë kafe në fshatin Berezivka të Ukrainës. Pesë arinj, që u shpëtuan nga cirqet dhe kopshtet private, tashmë jetojnë në qendrën, e cila u hap në vitin 2012 nga shoqata bamirëse ndërkombëtare e kafshëve "Katër Putrat".