Ikja e ukrainasve nga pushtimi rus dhe veprimet protestuese kundër Rusisë nëpër Evropë, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
9
Një fermer afgan duke punuar në fushat me lule, në periferinë e Kandaharit, në Afganistan, më 15 mars.
10
Disa samsa, pite tradicionale aziatikoqendrore me mish, duke u pjekur në një furrë në Osh, Kirgizi, më 16 mars.
11
Zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një ndërtesë banimi, pasi ajo u bombardua nga forcat ruse, në Kiev, Ukrainë, më 15 mars.
12
Disa persona në Londër, Britani, duke shfaqur banderola dhe një flamur ukrainas, teksa okuponin më 14 mars një ndërtesë, e cila besohet se është pronë e oligarkut rus, Oleg Deripaska.