Shkrepjet më të mira prej rajoneve ku raporton REL-i
Këto janë disa prej fotografive më të mira që u shkrepën nga fotografët, kameramanët dhe gazetarët e Radio Evropa e Lirë përgjatë vitit 2025, varësisht prej rajoneve prej nga raportuan. Disa ju falin buzëqeshje, disa lot në sy. Gjykojini vetë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
1
Avokat Arianit Koci me gomarë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë më 3 korrik. “I përzgjodha gomarët sepse simbolizojmë kokëfortësinë e deputetëve tanë, ata po sillen tamam si gomarë”, u pati thënë ai gazetarëve.
2
Turma të mbledhura në Shkup më 18 mars për të nderuar 63 persona e vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një klub nate në Kocani të Maqedonisë së Veriut.Klubi nuk ka pasur licencë dhe as nuk ka pasur infrastrukturë adekuate për dalje emergjente. Në pankartën e mbajtur nga një protestues shkruante: “Lakmia juaj I ktheu fëmijët në hi”.
3
Mijëra protestues nëpër rrugët e Beogradit më 27 janar në protestat e udhëhequra nga studentët, të nxitura nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit që la të vrarë 16 persona.
4
Zjarri në Sofje më 1 dhjetor në protestat më të mëdha që janë mbajtur në Bullgari prej viteve ’90, për shkak të një propozimi për buxhetin shtetëror dhe dyshimeve për korrupsion në mesin e elitës politike.