Shkrepjet më të mira prej rajoneve ku raporton REL-i
Këto janë disa prej fotografive më të mira që u shkrepën nga fotografët, kameramanët dhe gazetarët e Radio Evropa e Lirë përgjatë vitit 2025, varësisht prej rajoneve prej nga raportuan. Disa ju falin buzëqeshje, disa lot në sy. Gjykojini vetë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
13
Politikani dhe oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, paraqitet në gjyq në Kishinjev më 2 dhjetor për rolin e tij në rastin e njohur në publik si “Vjedhja e shekullit”, në të cilin besohet se 1 miliard dollarë janë përvetësuar nga bankat moldaviane.
14
Disa gra në Rihnovo, jugperëndim të Bullgarisë më 17 mars në një ceremoni martesë të organizuar nga komuniteti mysliman. Ky fshat malor është i famshëm për martesat që zgjasin me ditë dhe veshjet interesante të nuseve.
15
Një protestues duke mbajtur flamurin e Gjeorgjisë në qendër të Tbilisit më 16 dhjetor, njëherësh ditën e 384-të e protestave prej shpërthimit të pakënaqësisë në fund të vitit 2024, si pasojë e vendimit të Gjeorgjisë për t’i pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
16
Ceremonia e varrimit të Nadias, 24-vjeçare dhe vajzës së saj dyvjeçare Angelina. Të dyja janë vrarë si pasojë e një sulmi rus në kryeqytetin ukrainas, Kiev më 28 gusht.