Java nëpërmjet fotografive
Fluturimi i zogjve shtegtarë, skena të luftës në Ukrainë dhe rrëzimi i një avioni luftarak në Rusi janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ka zgjedhur imazhet më të veçanta.
9
Flakët dhe tymi në vendin e ngjarjes pasi një avion luftarak u përplas në një zonë banimi në Yeysk, Rusi, më 17 tetor. Ushtria ruse tha se një prej avionëve të saj luftarakë u rrëzua pranë një ndërtese apartamentesh në Yeysk, një qytet port në Detin Azov, pas dështimit të motorit gjatë ngritjes. Përplasja shkaktoi një shpërthim të madh që vrau të paktën katër persona, gjashtë janë ende të zhdukur dhe duke plagosur 21 të tjerë, tetë prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë. Një nga pilotët (djathtas) u hodh me parashutë.
10
Një ushtar ukrainas strehohet ndërsa bie sirena gjatë një sulmi me dron rus në Kiev, më 17 tetor.
11
Lejlekët duke shtegtuar gjatë perëndimit të diellit mbi liqenin Elepi, në Hungarinë verilindore.
12
Një grua ruse duke kaluar pranë një ekspozite të ushtarëve që luftuan në Ukrainë të quajtur "Heronjtë me një zemër të përjetshme ruse" në Moskë, më 17 tetor.
Facebook Forum