Java nëpërmjet fotografive
Sulmi rus mbi një lokal ku po mbahej një ceremoni mortore në rajonin e Harkivit në Ukrainë, që vrau më se 50 veta, është ngjarja që shënoi javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. Më poshtë mund të shikoni fotogalerinë e javës nga REL-i. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Trupat e disa prej më shumë se 50 personave të vrarë në atë që Ukraina thotë se ishte një sulm ushtarak rus në një kafene, janë renditur në tokë në fshatin Hroza, në rajonin e Harkivit të Ukrainës më 5 tetor.
6
Protestuesit irakianë përgatiten të hedhin gjësende ndaj oficerëve të policisë federale ndërsa janë mbledhur për të shënuar përvjetorin e katërt të protestave antiqeveritare në Bagdad më 1 tetor.
7
Volodymyr Kozienko qëndron ulur para shtëpisë së tij të dëmtuar pranë vendit të një sulmi ushtarak rus në fshatin Hroza, në rajonin e Harkivit, më 6 tetor.
8
Një burrë afgan duke mbajtur mësime për fëmijët në një shkollë të lëvizshme, të cilën ai e drejton vullnetarisht në periferi të Kabulit.