Java nëpërmjet fotografive
Kampionati Botëror i Atletikës në Skoci, marshime të organizuara me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas e sulmet ruse në Odesa të Ukrainës janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Një grua viziton një memorial të improvizuar për viktimat e një sulmi me dron që dëmtoi rëndë një ndërtesë banimi në Odesa, Ukrainë.
14
Petra Banhidi-Farkas nga Hungaria gjatë garës për finalen e kërcimit së gjati, kategoria e femrave, në Kampionatin Botëror të Atletikës në salla të mbyllura në Glasgow, Skoci.
15
Një burrë afgan duke ushqyer pëllumbat në periferi të Kandaharit.
16
Një burrë duke punuar në sallën e motorëve të Hidrocentralit Ust-Ilimsk në rajonin e Irkutsk në Siberinë lindore, rreth 5000 kilometra nga Moska.