Fushata e vaksinimit të fëmijëve kundër polios në Afganistan, ndotja e ajrit në qytetin e Sarajevës dhe zbukurimet në qytete të ndryshme për festat e fundvitit janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës
1
Dy drerë të bërë me drita dekoruese janë në mesin e zbukurimeve të qytetit të Prishtinës këtë fundvit, në Kosovë
2
Njerëzit në sheshin e ndriçuar të kryeqytetit të Kosovës shijojnë atmosferën festive këtë fundvit.
3
Njerëzit strehohen në një stacion metroje gjatë alarmit për sulm ajror në Kiev, Ukrainë, më 20 dhjetor.
4
Një grua ukrainase duke mbajtur macet e saj gjatë evakuimit të civilëve në qytetin ukrainas, Pokrovsk.