Ndërlidhjet

Franca lehtëson masat kundër koronavirusit


Paris, Francë

Restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore në të gjithë Francën rihapen sot, pas disa muajsh të mbyllura, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë: mbi 5.9 milionë.

Nga sot, grupe me deri në gjashtë persona do të lejohen të hanë së bashku në tarracat e restoranteve.

Po ashtu, ora policore do të nisë nga ora 21:00 dhe jo 19:00, siç ka qenë deri më tash.

Numri i infeksioneve ditore në Francë aktualisht është rreth 13,000.

Shifra është më e ulët se kulmi i rasteve prej 40,000, i regjistruar muajin e kaluar.

Fushata e vaksinimit në Francë po ashtu është përshpejtuar javëve të fundit.

Më shumë se 20 milionë njerëz tani kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, ndërsa gati nëntë milion i kanë marrë të dyja dozat.

Qeveria kishte vendosur si synim për të vaksinuar 20 milionë njerëz me së paku një dozë deri në mes të majit.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Franca ka regjistruar mbi 108,000 viktima nga koronavirusi.

XS
SM
MD
LG