Ndërlidhjet

Prokurorët francezë nisin hetime për vdekjen e gazetarit të AFP-së


Arman Soldin gjatë raportimit në Ukrainë.
Arman Soldin gjatë raportimit në Ukrainë.

Gjyqësori francez ka nisur një hetim për krime të luftës për vdekjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve ‘AFP’, Arman Soldin, i cili u vra në Ukrainë.

Nisjen e hetimeve e konfirmoi të mërkurën, prokuroria në Francë.

Soldin, 32 vjeç, vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP-së u sulmuan nga raketat më 9 maj, derisa ishin me trupat ukrainase në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Si u vra gazetarja e REL-it nga raketa ruse
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:12:28 0:00

Hetimi francez do të trajtohet nga njësi hetimore e specializuar në hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të urrejtjes, dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin, thanë prokurorët francezë.

Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve, stafit ndihmës apo shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës para më shumë se një viti.

XS
SM
MD
LG