Ndërlidhjet

Valë rekord e të nxehtit mbërthen Evropën, teksa Franca paralajmëron për rritje të numrit të viktimave

Njerëzit freskohen në Shatërvanët "Trocaderos" pranë Kullës Eiffel gjatë temperaturave të larta mes një vale të nxehti në Paris, Francë, 27 qershor 2026.
Njerëzit freskohen në Shatërvanët "Trocaderos" pranë Kullës Eiffel gjatë temperaturave të larta mes një vale të nxehti në Paris, Francë, 27 qershor 2026.

Temperaturat kanë të arritur deri në 40 gradë Celsius në disa pjesë të Evropës të dielën, ndërsa rajone të tjera u goditën nga stuhitë. Ndërkohë, Franca njoftoi për rreth 1.000 vdekje të tepërta gjatë valës rekord të të nxehtit.

Agjencia e Shëndetit Publik e Francës bëri të ditur se shumica e vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta ishin njerëz të moshuar, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi të bëhen të ditura më shumë të dhëna për vdekjet në shtëpitë e pleqve dhe në shtëpi të tjera.

Shkencëtarët kanë thënë se kjo valë e të nxehtit, e cila filloi më 20 qershor, është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë, një kontinent ku klima po ndryshon më shpejt se mesatarja globale.

Moti përvëlues ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, ka dëmtuar infrastrukturën dhe ka mbingarkuar sistemet shëndetësore.

Sipas shkencëtarëve, kjo valë e të nxehtit do të kishte qenë "pothuajse e pamundur" pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut. Ata thonë se këto ndryshime kanë bërë që temperaturat jashtëzakonisht të larta gjatë natës të kësaj jave të jenë 100 herë më të mundshme sesa do të kishin qenë vetëm dy dekada më parë.

Vapë përvëluese

Temperaturat arritën 40 gradë Celsius ose më tepër në Gjermani, Poloni dhe Itali, ndërsa disa pjesë të Francës u goditën nga stuhitë, që shkaktuan ndërprerje të mëtejshme në transport dhe furnizimin me energji elektrike.

Në Gjermani, shërbimet hekurudhore u kufizuan në një linjë kryesore në landin perëndimor të Renanisë Veriore-Vestfalisë, ndërsa qarkullimi i tramvajeve u pezullua në qytetin lindor të Lajpcigut. Sipas mediave lokale, shumë njerëz qëndruan të mbyllur në shtëpi, duke shmangur daljen jashtë deri pas perëndimit të diellit.

Një person ha akullore përballë Kullës Eifel gjatë valës së të nxehtit në Paris, Francë, më 27 qershor 2026.
Një person ha akullore përballë Kullës Eifel gjatë valës së të nxehtit në Paris, Francë, më 27 qershor 2026.

Nxehtësia ekstreme ka ndikuar gjithashtu në lumenjtë e Evropës, duke ulur nivelin e ujit dhe duke rritur temperaturën e tij, gjë që ka krijuar probleme për prodhimin e energjisë elektrike dhe për bujqësinë.

Qeveria hungareze njoftoi se centrali bërthamor i Paksit ka të ngjarë të detyrohet sërish ta ulë prodhimin të dielën për shkak të temperaturës së lartë të ujit të lumit Danub, të cilin e përdor për ftohje.

Në Itali, prurja e lumit Po është zvogëluar ndjeshëm, duke lejuar që uji i detit të depërtojë deri në 18 kilometra në brendësi të tokës. Kjo ka shtuar shqetësimet për bujqësinë dhe zonat e mbrojtura ligatinore në deltën e lumit.

Thuhet se dhjetëra njerëz që po përpiqeshin të freskoheshin nga i nxehti janë mbytur.

Në Itali, ekipet e shpëtimit po kërkonin bashkëshortin e ministres së kabinetit, Eugenia Roccella, i cili u zhduk të shtunën ndërsa po notonte në Liqenin Vico, rreth 70 kilometra larg kryeqytetit, Romë.

Valë e të nxehtit ekstrem mbërthen qytetet e Evropës

Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.<br><br>Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.
1/10 Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.

Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.
2/10 Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një burrë freskohet me një freskuese të vogël teksa temperaturat vazhdojnë të rriten në Spanjë, në Barcelonë, më 21 qershor 2026.
3/10 Një burrë freskohet me një freskuese të vogël teksa temperaturat vazhdojnë të rriten në Spanjë, në Barcelonë, më 21 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një kalimtar në Madrid freskohet në një shatërvan të qytetit, Spanjë, më 20 qershor 2026.
4/10 Një kalimtar në Madrid freskohet në një shatërvan të qytetit, Spanjë, më 20 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Plazhet në Barcelonë janë të mbushura me njerëz gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës, më 21 qershor 2026.
5/10 Plazhet në Barcelonë janë të mbushura me njerëz gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës, më 21 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një grua mban një freskuese elektrike në Paris, më 23 qershor 2026.<br><br>Studiuesit, duke analizuar të dhënat klimatike nga viti 1950 deri në vitin 2024, kanë konstatuar se temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm që nga viti 1970, ndërsa episodet e stresit nga nxehtësia janë bërë më intensive gjatë netëve më të nxehta, sipas një studimi të Qendrës Evropiane për Parashikime Afatmesme të Motit.
6/10 Një grua mban një freskuese elektrike në Paris, më 23 qershor 2026.

Studiuesit, duke analizuar të dhënat klimatike nga viti 1950 deri në vitin 2024, kanë konstatuar se temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm që nga viti 1970, ndërsa episodet e stresit nga nxehtësia janë bërë më intensive gjatë netëve më të nxehta, sipas një studimi të Qendrës Evropiane për Parashikime Afatmesme të Motit.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Njerëzit freskohen në një shatërvan në Sheshin Trafalgar në kryeqytetin britanik, Londër, 23 qershor 2026.
7/10 Njerëzit freskohen në një shatërvan në Sheshin Trafalgar në kryeqytetin britanik, Londër, 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Si përgjigje ndaj valës historike të të nxehtit në Francë, në Paris janë mbyllur Kulla Eifel dhe Luvri, ndërsa njerëzit freskohen në shatërvan në Paris, më 22 qershor 2026.
8/10 Si përgjigje ndaj valës historike të të nxehtit në Francë, në Paris janë mbyllur Kulla Eifel dhe Luvri, ndërsa njerëzit freskohen në shatërvan në Paris, më 22 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Shatërvani i Trocaderos pranë Kullës Eifel në Paris, më 22 qershor 2026.
9/10 Shatërvani i Trocaderos pranë Kullës Eifel në Paris, më 22 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Njerëzit mbrohen nga dielli me kapele dhe mbajnë shishe me ujë gjatë valës së të nxehtit në Britani, Londër, 23 qershor 2026.
10/10 Njerëzit mbrohen nga dielli me kapele dhe mbajnë shishe me ujë gjatë valës së të nxehtit në Britani, Londër, 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Previous slide
Next slide

Nxehtësia ekstreme zbutet në Francë

Shërbimi meteorologjik francez njoftoi se nxehtësia ekstreme ishte zbutur në pjesën më të madhe të vendit, megjithëse disa zona në verilindje mbeteshin ende nën paralajmërim për valë të të nxehtit.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, deklaroi për gazetën La Tribune se pasojat e valës së të nxehtit mund të vazhdojnë të ndihen deri në 10 ditë edhe pasi temperaturat të kenë rënë.

"Ky episod nuk ka përfunduar ende", tha ajo

Stuhitë që goditën disa pjesë të Francës të shtunën natën sollën ulje të temperaturave, por shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra familje.

Sipas një përditësimi të kompanisë për shpërndarjen e energjisë, Enedis, deri në orët e para të së dielës, rreth 63.000 familje në Francën veriore dhe qendrore mbetën pa energji elektrike.

XS
SM
MD
LG