Ndërlidhjet

Franca thërret në bisedë ambasadorin rus


Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Paris, lidhur me një postim “të pahijshëm” në Twitter, përmes së cilit përpiqej të portretizonte masakrën në qytetin ukrainas Buça, si ngjarje të rreme.

“Të përballur me komunikimin e pahijshëm dhe provokues nga Ambasada ruse në Francë lidhur me mizoritë në Buça, kam vendosur që ta thërras në bisedë ambasadorin rus”, tha kryediplomati francez më 7 prill përmes një postimi në Twitter.

“Ne do të vazhdojmë të luftojnë kundër të gjithë manipulimit rus lidhur me luftën në Ukrainë”, shtoi ai.

Disa shtete evropiane gjatë kësaj jave kanë dëbuar diplomatë rusë, pasi u publikuan krimet e pretenduara të forcave ruse kundër civilëve ukrainas në Buça, që gjendet në veriperëndim të Kievit.

Banorët e Buçës: Forcat ruse "i vranë njerëzit sistematikisht"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:37 0:00

Gazetarët kanë thënë se kanë parë trupat e dhjetëra persona, disa prej tyre me duar të lidhur pas shpine, të shtrirë në rrugët e këtij qyteti.

Forcat ruse e kishin pushtuar këtë qytet, por u tërhoqën nga ai më 1 prill.

Moska, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se ngjarjet në Buça janë të rreme.

XS
SM
MD
LG