Ndërlidhjet

Fshati izraelit, i rrënuar pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit


Fshati izraelit, i rrënuar pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

Teksa ushtarë izraelitë po patrullojnë nëpër fshatin Kfar Aza, vetëm dy kilometra larg kufirit me Gazën, trupa të pajetë ende ndodhen nëpër rrugë, mes automjeteve të shkrumbuara dhe shtëpive të shkatërruara. Rreth 100 njerëz u vrarë këtu gjatë një sulmi të befasishëm nga militantët e grupit palestinez, Hamas, më 7 tetor. Mbi 1.400 persona u vranë në Izrael gjatë mësymjeve të Hamasit. Në kundërpërgjigje, Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 3.700 palestinezë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)

XS
SM
MD
LG