Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Garë e ngushtë për zgjedhjen e presidentit çek


Jiri Drahos dhe Millosh Zeman

Votuesit çekë do të zgjedhin presidentin e tyre në balotazhin dyditor në të cilin garojnë akademiku pro-evropian, Jiri Drahos kundër ish-komunistit Millosh Zeman, që aktualisht është president i Çekisë.

Sondazhet në shtetin e anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO, tregojnë për një garë të ngushtë, e cila përfundon në orën 14:00 më 27 janar.

Sipas sondazhit të agjencive, Kantar TNS dhe Median, është parashikuar se Zeman mund të fitojë 45.5 për qind të votave, ndërsa Drahos 45 për qind.

Zeman, 73 vjeçar, ka mbajtur postin ceremonial nga viti 2013. Ai ka bërë polemika duke përmendur qëndrimet e tij kundër migrimit, denigrimit të myslimanëve dhe përmirësimit të raporteve me presidentin rus, Vladimir Putin, derisa shumë vende në Evropë frikësoheshin se Moska është duke ndërhyrë në zgjedhjet dhe çështjet perëndimore.

Presidenti pro-rus në Çeki synon mandatin e dytë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:13 0:00

Ai po ashtu synon të ketë marrëdhënie më të mira me Kinën.

Drahos, 68 vjeçar, ish-udhëheqës i Akademisë së Shkencave në Çeki konsiderohet liberal pro-evropian. Si politikan i ri, pa ndonjë lidhje me parti politike, Drahos ka thënë se është i shqetësuar me rritjen e ekstremizmit dhe populizmit.

Në debatin e tyre në fundit në televizion, Drahos dhe Zeman kanë folur të dy në favor të thellimit të marrëdhënieve me BE-në dhe kundër kuotave për refugjatët.

Drahos e ka cilësuar Zemanin si “përfaqësues të epokës së kaluar politike… një simbol të ndarjes”.

“Unë jam kandidat, i cili është duke shikuar drejt së ardhmes. Millosh Zeman nuk ka se çfarë t’i ofrojë më shtetit, sidoqoftë këshilltarët e tij mund të marrin ende shumë nga ai. Kjo duhet të parandalohet”.

Një bilbord i kandidatit për president të Çekisë, Jiri Drahos në Pragë
Një bilbord i kandidatit për president të Çekisë, Jiri Drahos në Pragë

Drahos po ashtu ka thënë se e sheh Rusinë si kërcënim të sigurisë, sepse Moska e sheh NATO-n si kundërshtar të saj.

“Doktrina ushtarake ruse e sheh NATO-n si armikun e saj kryesor, në rast se Millosh Zeman nuk është i vetëdijshëm për këtë, jam këtu për t’ia rikujtuar”.

Të dy kanë dhënë komente edhe për çështjen e Ukrainës.

Zeman ka thënë se “Krimea pa asnjë dyshim është e Rusisë tani, sepse gjendet nën juridiksionin rus. Sidoqoftë ky është rezultat i një aneksimi ilegal, gjë të cilën unë e kam përmendur disa herë”.

Drahos në anën tjetër ka thënë se Krimea i takon Ukrainës dhe se okupimi rus nuk ndryshon asgjë.

Zeman e ka sulmuar Drahos, për siç ka thënë, mungesën e eksperiencës në politikë, duke thënë se “nuk ka ide” për “zakonin që duhet ta mësosh një kohë të gjatë”.

“Jiri Drahos nuk ka lidhje me politikën. Politika është zakon i cili merr kohë për t’u mësuar, unë personalisht kam mësuar për 25 vite dhe do të përmbahesha nga insistimi se e kam përvetësuar plotësisht atë”.

Rreth 8.4 milionë banorë kanë mundësinë e votimit ne balotazh, i cili është detyruar të zhvillohet, pasi asnjë kandidat nuk ka fituar shumicën e votave në raundin e parë më 12-13 janar.

Protestuesja e quan presidentin çek “prostitutë të Putinit”
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Zeman ka qenë i pari me 38.6 për qind të votave, i përcjellur nga Drahos më 26.6 për qind.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG