Ndërlidhjet

Izraeli raporton për raketa të hedhura nga Gaza


Sistemi anti-raketor i Izraelit duke shkatërruar raketat e hedhura nga Gaza. Fotografi nga arkivi.

Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit.

Ushtria tha se nuk ka lëshuar sirena paralajmëruese dhe nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse.

Hamasi, grupi islamist palestinez që kontrollon Gazën, nuk ka komentuar për këtë incident të raportuar.

Vitin e kaluar, Hamasi vazhdimisht ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, gjatë konfliktit 11-ditor që rriti tensionet në Jerusalem. Por, që prej majit të vitit të kaluar është në fuqi një marrëveshje e armëpushimit.

Ushtria izraelite në një raport të publikuar muajin e kaluar tha se pesë raketa apo mortaja ishin hedhur nga Gaza, që prej se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi.

Më 29 dhjetor 2021, nga të shtënat me armë në Gaza u lëndua një civil izraelit. Kjo shtyri që ushtria izraelite të kundërpërgjigje dhe si pasojë u plagosën tre palestinezë.

XS
SM
MD
LG