Ndërlidhjet

Gjykata ruse ia merr licencën gazetës së themeluar nga Mikhail Gorbachev


Faqet e para të numrave të Novaya Gazeta, në Moskë, Rusi. 26 janar 2009.
Faqet e para të numrave të Novaya Gazeta, në Moskë, Rusi. 26 janar 2009.

Gjykata e Lartë ruse ia ka hequr licencën e ueb-faqes Novaya Gazeta, një nga mediat e fundit të pavarura në vend.

Novaya Gazeta u krijua nga ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili për këtë qëllim përdori paratë e fituara nga Çmimi Nobel për Paqe më 1990.

Vendimi i gjykatës u mor më 15 shtator, me kërkesë të rregullatorit te mediave të Rusisë, Roskomnadzor, i cili akuzoi gazetën se nuk emëroi materialet e saj si të përgatitura nga një media e përfshirë në regjistrin agjentëve të huaj të ministrisë së Drejtësisë.

Gazeta ishte një nga botimet më të respektuara në Rusinë post-sovjetike që nga viti 1993.

Roskomnadzor e ka bllokuar ueb-faqen e gazetës edhe brenda Rusisë.

Gazeta ruse, Novaya Gazeta, në mars, kishte pezulluar punën online dhe shtypjen e gazetës, pas heqjes së materialeve nga ueb-faqja e saj për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u bazuar në ligjin e ri rus.

Disa anëtarë të stafit të gazetës u larguan nga Rusia pasi ajo ndaloi së botuari.

Lexoni edhe këtë:

Kryeredaktori i kësaj gazete, Dmitry Muratov është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG