Gjendja në veri përmes fotografive
Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku tre zyrtarë të tjerë janë plagosur. Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen. Forca të shumta të rendit tani ndodhen në zonë. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në një rrugë afër Banjskës.

2
Një pikë kontrolli e ngritur nga pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në rrugën që çon drejt Banjskës.

3
Oficerë të Policisë së Kosovës duke vëzhguar afër Banjskës.

4
Pjesëtarë të KFOR-it dhe policë të Kosovës duke biseduar në një rrugë afër Banjskës.