Gjermania planifikon të transportojë me trena drithërat ukrainase
Gjermania planifikon të transportojë me trena drithërat ukrainase
Një fushë e mbjellë me elb në rajonin e Kievit. Qershor, 2022.
Hekurudha kombëtare gjermane, Deutsche Bahn, planifikon që të nisë shërbimet e trenave të mallrave për të transportuar eksportet e drithërave ukrainase në portet gjermane, që më pas dërgesat të mund të ngarkohen nëpër anije.
Drithërat do të sillen me trena në portet gjermane, përfshirë portet në Rostok, Hamburg dhe Brake, tha kompania e hekurudhave.
Detajet se sa do të jetë kapaciteti i eksporteve të drithërave nuk janë bërë publike, por planifikohet që disa trena brenda javës të transportojnë drithin. Këta trena kryesisht do ta marrin drithin ukrainas në Rumani.
Gruri ukrainas digjet në kohën e krizës ushqimore
1/9Një ushtar ukrainas kalon pranë një fushe të mbjellë me grurë e përfshirë nga flakët. Fotografia është realizuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, afër vijave të frontit.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
2/9Zjarri përfshin një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit më 17 korrik. Zjarre të tilla janë bërë më të shpeshta, teksa dielli i verës po thanë fushat e mbjella me grurë.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
3/9Një fotografi e realizuar më 8 korrik tregon shkatërrimin e një fushe me grurë në afërsi të Siverskut, në rajonin e Donjeckut. Zjarret në fushat e grurit mund të shkaktohen lehtë edhe nga shpërthimet ose nga copëzat e ndezura të artilerisë.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
4/9Forcat ruse po ashtu janë akuzuar se qëllimshëm po shënjestrojnë industrinë ushqimore në Ukrainë. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitarë se si kjo depo e farave të lulediellit u dogj më 31 maj. Ushtarët ukrainas pretenduan se kjo depo u sulmua me artileri.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
5/9Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
6/9Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
7/9Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
8/9Një fermer ukrainas në rajonin e Dnipropetrovskit, shikon se si pjesë të arave të tij të mbjella me grurë digjen si rezultat i luftimeve më 4 korrik. Vladimir Putin më 19 korrik u takua me Erdoganin në Ukrainë dhe pjesë e agjendës së bisedimeve është edhe çështja e hapjes së një korridori të mundshëm të eksportit përmes Detit të Zi.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
9/9Një fushë gruri duke u djegur më 17 korrik. Bashkimi Evropian raportohet se do të tërhiqet nga disa aspekte të sanksioneve kundër Rusisë, që mund të kenë kufizuar eksportet e ushqimeve, duke rritur presionin mbi furnizimet globale dhe çmimet.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Previous slide
Next slide
Deutsche Bahn ka operuar trena nga Gjermania, të cilët kanë qenë të mbushur me ndihma për Ukrainën dhe planifikon që trenat e njëjtë tani të mbushen me drithëra në rrugën e tyre të kthimit.
Eksportet e drithërave të Ukrainës ishin 2.5 milionë tonë në qershor, krahasuar me 6 milionë tonë eksporte në muaj që shteti kishte para se Rusia të niste pushtimin më 24 shkurt.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se mungesa e drithërave ukrainase, që kryesisht eksportohen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, po kërcënojnë që të ketë uri dhe migrim në masë “në një shkallë të paprecedentë”.
Shumica e eksporteve të Ukrainës aktualisht po transportohet përmes kamionëve dhe anijeve përmes lumenjve për në shtetet fqinje, përfshirë Rumaninë dhe Poloninë. Më pas ato dërgohen në portet detare.
Ukraina ka nevojë urgjente që të eksportojë drithërat para se të nisin korrjet e reja gjatë verës dhe fermerët po përballen me mungesë të hapësirës për t’i ruajtur produktet e tyre.
Për shkak të bllokadës së eksporteve po zhvillohen bisedime që kanë për synim të krijojnë një korridor të sigurt në Detin e Zi, përmes të cilit do të mund të kalonin dërgesat e Ukrainës.