Ndërlidhjet

Gjermania emëron të dërguar për Ballkanin Perëndimor

Manuel Sarrazin
Manuel Sarrazin

Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarrazin të dërguar të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Sarrazin është i dërguari i parë gjerman për këtë rajon, sepse pozita e tillë nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane.

Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër dhe ka qenë anëtar i Parlamentit gjerman nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, njëherësh bashkëpartiake e Sarrazinit, e përgëzoi atë, duke thënë se “Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”.

Ajo po ashtu tha se Sarrazin është mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së.

Sarrazin është i dërguari i katërt perëndimor për rajonin.

Nga SHBA-ja, në postin e të dërguarit të posaçëm është Gabriel Escobar, nga Mbretëria e Bashkuar është Sir Stuart Peach dhe nga Bashkimi Evropian është Mirosllav Lajçak, i cili është i ngarkuar në mënyrë të posaçme me dialogun Kosovë - Serbi.

Të gjithë ata janë pjesë e përpjekjeve për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kosova dhe Serbia qysh në vitin 2011 janë të përfshira në negociata, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG