Ndërlidhjet

Në Rusi nis gjykimi për të dyshuarit e sulmit në Moskë


Sulmi në Crocus City Hall. Fotografi nga arkivi.
Sulmi në Crocus City Hall. Fotografi nga arkivi.

Në Moskë nis gjykimi ndaj 19 personave që akuzohen për përfshirje në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë vitin e kaluar, kur u vranë 149 persona.

Persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, më 22 mars të vitit të kaluar, hapën zjarr dhe më pas ia vunë flakën ndërtesës.

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e Rusisë. Qindra persona u plagosën.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

Kate sulmues të dyshuar – të gjithë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike në Azinë Qendrore – dhe 15 persona të tjerë akuzohen se kanë marrë pjesë në këtë sulm, përballen me gjykim.

Tri seancat e para dëgjimore u zhvilluan javën e kaluar, sipas ueb-faqes të gjykatës në Moskë.

Sulmi tronditi Rusinë, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës fqinje më 2022.

Pavarësisht se IS-i mori përgjegjësinë, Rusia e implikoi Ukrainën në këtë sulm, një akuzë që Kievi e quajti të pabazë dhe absurde.

Gati gjysma e viktimave humbën jetën për shkak të thithjes së tymit dhe monoksidit të karbonit e jo nga armët e zjarrit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Sulmi nxiti një valë ksenofobie ndaj migrantëve nga Azia Qendrore në Rusi.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG