“S’ka prova” kundër Kilajt
Avokati i Isni Kilajt, Ian Edwards, tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë që dëshmon se Kilaj ka marrë për bazë “udhëzimet”, siç pretendon organi ndjekës, të Thaçit gjatë takimit të 6 tetorit.
Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu, tha ai, për disa orë më 6 tetor u takuan me Thaçin, me të cilën folën për jetën, UÇK-në, si miq të vjetër që janë.
“Nuk ka asnjë provë të ketë bërë diçka në bazë të vizitës që ka pasur në Hagë”, tha Edwards, duke shtuar se dëshmitari 4 ka dëshmuar se Kilajn për herë të fundit e ka takuar më 2017-2018.
Ai mohoi se Kilaj ka ndikuar te dëshmitarët se si të dëshmojnë në Hagë.
Gjykata akutalisht është në pushimin e drekës.
Rinis seanca
Pas pushimit të drekës, në Gjykatën Speciale në Hagë ka rinisur seanca. Fjalën hapëse po e vazhdon avokati i Isni Kilajt.
Avokati i Kilajt: Prokuroria nuk ka dëshmuar provat ndaj tij
Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, përmbylli fjalën hyrëse duke argumentuar se ZPS nuk ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm veprat penale që rëndojnë ndaj klientit të tij.
Ai tha se ZPS e mbështet çështjen mbi “deklarata të rreme të dëshmitarëve”.
Duke folur për letrën, që Prokuroria pretendon se ai gjeti Kilajt në koshin e plehrave, avokati tha se kjo nuk dëshmon se ai ka tentuar t’i ikë përgjegjësisë penale.
“Çështjen e mbështet në dekarata të rreme të dëshmitarëve. Çështjen e mbështet kur thotë se ka gjetur copa të një letre të grisur, kaq dhe asgjë tjetër. Është e guximshme nga ZPS të thotë se fakti që Kilaj ka grisur atë po mundohet të fshehë përfshirjen e tij në përgjegjësinë penale. Por, kjo nuk ka pikë kuptimi dhe është plotësisht e pabazuar”, tha ai.
Seanca ka shkuar në një pushim prej 15 minutash.
Dëshmitari i parë në gjykatore
Pasi kanë përfunduar deklaratat hyrëse, në gjykatore është sjellë dëshmitari i parë, që do të dëshmojë deri në orën 15:55 (seanca transmetohet me 45 minuta vonesë) dhe më pas seanca do të vazhdojë me çështje të tjera logjistike, tha gjykatësi.