Ndërlidhjet

Anëtari i bandës “Beatles” të IS-it pranon fajësinë


Alexanda Amon Kotey (djathtas) dhe anëtari tjetër i bandës "Beatles" të Shtetit Islamik El Shafee el-Sheikh.
Alexanda Amon Kotey (djathtas) dhe anëtari tjetër i bandës "Beatles" të Shtetit Islamik El Shafee el-Sheikh.

Një ish-shtetas britanik, i akuzuar për vrasjen e pengjeve perëndimore derisa ka qenë anëtar i grupit militant Shteti Islamik (IS) në Siri, u deklarua fajtor për akuza të shumta penale në një gjykatë federale të SHBA-së.

Alexanda Amon Kotey pranoi fajësinë për komplot për vrasjen e katër pengjeve amerikane dhe krime të tjera.

Kotey, 37 vjeç, është një nga katër anëtarët e Shtetit Islamik të quajtur “Beatles”, për shkak të theksit të tyre britanik.

Ai dhe një burrë tjetër, El Shafee el-Sheikh, janë dërguar në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, pasi janë kapur nga forcat kurde siriane dhe u janë dorëzuar trupave amerikane në Irak.

Britania, e cila nuk ka dashur t'i gjykojë ata, u ka hequr shtetësinë e tyre britanike dhe ka lejuar që të transferohen në Shtetet e Bashkuara me kushtin që të mos përballen me dënimin me vdekje.

Kotey dhe Elsheikh akuzohen për përfshirje në vrasjen e gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff, si dhe të punonjësve të ndihmës Peter Kassig dhe Kayla Mueller.

El-Sheikh është deklaruar i pafajshëm në tetor.

Kryetari i dyshuar i bandës “Beatles”, Mohammed Emwazi, i njohur si “Xhihadi John”, është vrarë në një sulm me dron në vitin 2016.

Anëtari i katërt i grupit po vuan dënimin me burg në Turqi.

XS
SM
MD
LG