Ndërlidhjet

Google heq RT-në nga motori i kërkimeve


Logo e televizionit të financuar nga shteti rus, Russia Today.
Logo e televizionit të financuar nga shteti rus, Russia Today.

Komapania Google ka njoftuar se ka hequr median shtetërore ruse, Russia Today (RT) nga motori i saj i kërkimeve të lajmeve.

“Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po ndërmarrim masa të jashtëzakonshëm për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të penguar fushatat online të dezinformimit”, tha presidenti i Google, Kent Walker.

Kjo kompani veçse ka kufizuar mediat që financohen nga shteti rus nga reklamimi dhe nga përdorimi i disa veçorive në YouTube, platformës së videove që është në pronësi të Google.

Kryeredaktorja e Russia Today, Anna Belkina, tha se ky vendim është dëshmi se “establishmenti” i kompanive perëndimore janë “të tmerruara nga prania e ndonjë zëri të jashtëm dhe nga frika e humbjes së audiencës së tyre, që historikisht ka qenë e robëruar, nëse ajo audiencë ndeshet me një këndvështrim ndryshe”.

Russia Today dhe Sputnik që është një tjetër media që financohet nga Rusia, nga Departamenti amerikan i Shtetit konsiderohen të jenë dy “elemente kritike në deziformatat e Rusisë dhe në ekosistemin e propagandës”.

Po ashtu, kompania e teknologjisë, Apple tha se aplikacionet e Russia Today dhe Sputnik nuk do të mund të shkarkohen jashtë territorit të Rusisë.

XS
SM
MD
LG