Më shumë se 12.000 njerëz, kryesisht azilkërkues nga Afganistani, Siria dhe Afrika, mbetën pa strehë dhe qasje në ushqim, pasi një zjarr shkatërroi kampin e migrantëve Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, më 9 shtator. Autoritetet kanë filluar strehimin e tyre në një kamp të improvizuar. Gjermania ka shprehur gatishmërinë të pranojë rreth 1.500 migrantë nga ishujt grekë. Në territorin grek janë rreth 30.000 migrantë.
Greqi: Jeta e migrantëve pas zjarrit shkatërrues
- RFE/RL

1
Një grua lutet, pasi është zhvendosur nga kampi i shkatërruar Moria në një kamp të përkohshëm në Lesbos të Greqisë.

2
Më shumë se 12.000 migrantë mbetën pa strehë dhe qasje në ushqim pasi një zjarr shkatërroi kampin e migrantëve Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, më 9 shtator.

3
Autoritetet thanë se migrantët ishin fajtorë për ndezjen e zjarrit, për shkak të vendosjes së masave të karantinës, pasi 35 njerëz në kamp rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.

4
Dy burra flenë pranë një kampi të ri të përkohshëm, në ishullin Lesbos, Greqi, 15 shtator.