Greqia vazhdon përpjekjet për të pestën ditë për të shuar zjarret

Një zjarrfikës hedh ujë pranë një pylli rreth 70 kilometra larg Athinës, më 18 korrik 2023.
Greqia u përpoq të frenonte një zjarr në perëndim të Athinës, i cili dogji tokën pyjore për të pestën ditë të premten, pasi një tjetër valë nxehtësie goditi vendin.
Zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë që bartin ujë dhe me ndihmë nga personeli shtesë nga Qiproja, Franca, Izraeli dhe Italia, u përpoqën të kontrollonin zjarrin që shpërtheu në zonën më të gjerë të Athinës të hënën, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuime të banorëve.
“Ne po vazhdojmë të luftojmë zjarrin në perëndim të Athinës. Po i frikësohemi rindezjes së tij”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mbi 100 shtëpi dhe biznese janë dëmtuar rëndë nga ky zjarr dhe një tjetër pranë Athinës, të cilin autoritetet arritën ta shuajnë më herët gjatë javës.
Qeveria njoftoi të premten se do të ndajë ndihma për familjet e prekura, duke përfshirë ndihmën financiare dhe subvencione për shtëpitë me qira.
Dy zjarre të tjera në pyje në ishullin Rodos dhe në lagjen Lakonia në Greqinë jugore u vunë nën kontroll të premten.
Ministri për Krizat Klimatike, Vasilis Kikilias u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë.
Rreziku i zjarreve në ditët në vijim do të mbetet i lartë dhe parashikohet vapë e mëtejshme.
Bota në luftë me zjarret
1/23Pisha që digjen gjatë një zjarri të egër në Agia Sotira, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
2/23Një burrë duke futur qenin në veturë ndërsa po evakuohet nga zona e kapluar nga zjarri në fshatin Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
3/23Një oficer policie evakuon një fëmijë ndërsa shumë pranë shihet zjarri që ka përfshirë zonën, fshati Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
4/23Një helikopter zjarrfikës fluturon nëpër tym ndërsa njerëzit shikojnë në Mandra në perëndim të Athinës, të martën më 18 korrik 2023. Në Greqi, tri vatra të mëdha zjarri dogjën sipërfaqe të tëra jashtë Athinës për të dytën ditë.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
5/23Flakët përfshijnë një shtëpi në Saronida, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
6/23Njerëzit duke evakuuar kuajt nga një qendër kalërimi, pasi zjarri përfshiu Kalyvian, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
7/23Një fëmijë duke larguar delet e familjes së tij teksa zjarri i afrohej fshatit Agios Charalampos, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
8/23Një zjarrfikës duke shuar flakët në vendbanimin Panorama pranë Agioi Theodorit, rreth 70 km në perëndim të Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
9/23Përpjekjet për të shuar zjarrin nga ajri në fshatin Pournari, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
10/23Kjo fotografi e bërë mesnatën e 17 korrikut 2023 tregon një shpërthim zjarri të ndezur nga brigada e zjarrfikësve të pyjeve "BRIFOR", për të parandaluar avancimin e flakëve në Ishujt Kanare të La Palmas, që nisën si një zjarr pyjor më 15 korrik ndërsa shkatërruan 4000 hektarë tokë.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
11/23Pamje e përgjithshme e një vatre zjarri në krahun e një mali në Bitsch pranë Brigut, Zvicër, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
12/23Një helikopter duke hedhur ujë në malet në Zvicër.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
13/23Një helikopter zjarrfikës në Ishujt Kanare të Spanjës.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
14/23Një kamion i zjarrfikësve pranë një vatre zjarri në fshatin Pournari, në Greqi, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
15/23Një helikopter zjarrfikës lëshon ujë për të shuar një zjarr në Belen, pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
16/23Një banor përdor një shat për të ndërprerë përhapjen e zjarrit pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
17/23Një biçikletë shihet në një shtëpi të djegur nga zjarri në Ishujt Kanare, Spanjë, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
18/23Një zjarrfikës përdor një zorrë uji për të shuar zjarrin pranë Vanderhoofit, në Kanada, korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
19/23Ky imazh i bërë më 14 korrik 2023, i lëshuar nga Societe De Protection Des Forets (SOPFEU) më 18 korrik 2023, tregon tymin e zjarrit që mbulon qiellin në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë. Rreth 900 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë Kanadanë, rreth 580 prej të cilave mbeten jashtë kontrollit, sipas raportimeve të mediave, ndërsa dy zjarrfikës kanë vdekur.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
20/23Zjarri në Bitsch, Valais, Zvicër, 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
21/23Një zjarr që ra pranë ndërtesave në fshat, bëri që disa banorë të evakuohen, në fshatin al-Marana, Homs, Siri, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
22/23Tymi e zjarri në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
23/23Një cisternë duke lëshuar lëndë për parandalimin e zjarrit në një pyll në Kanada, 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Previous slide
Next slide
“Po kalojmë një periudhë shumë të vështirë treditore, të premten, të shtunën dhe të dielën, me kushte ekstreme të motit dhe temperatura shumë të larta të përcjella me erëra të forta”, tha ministri, duke shtuar se pas një pushimi të shkurtër, nga mesi i javës së ardhshme parashikohet një tjetër vapë.
Me temperaturat që priten të arrijnë 45 gradë Celsius të shtunën dhe të dielën, Ministria e Kulturës tha se të gjitha vendet arkeologjike, përfshirë monumentin e Akropolit, do të mbyllen mes orës 12 dhe 17:30.