Ndërlidhjet

Turqia dhe Greqia vazhdojnë përballjen me zjarret


Mijëra të evakuuar nga zjarret në Greqi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Mijëra të evakuuar nga zjarret në Greqi

Greqia dhe Turqia po vazhdojnë të përballen me zjarre në disa rajone, të cilat përveç dëmeve të shumta kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

Gjatë natës (7 gusht) flakët përfshinë një qytet afër Athinës ndërsa në qindra njerëz u evakuuan me traget nga ishulli Evia.

Zjarri në malin Parnitha në periferi të Athinës ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve që nga dita e enjte. Ekipet e urgjencës po përballen me erërat dhe temperaturat e larta ndërsa luftojnë për të frenuar përhapjen e zjarreve.

Autoritetet kanë thënë se situata është më e rënda në 30 vitet e fundit.

Zjarret kanë shkrumbuar dhjetëra mijëra hektarë tokë pyjore, pastaj kanë shkatërruar shtëpi dhe biznese.

Gjatë gjithë javës temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë Celsius.

Njerëzit evakuohen përmes një trageti pasi një zjarr i madh përfshiu ishullin Evia, Greqi, 6 gusht 2021.
Njerëzit evakuohen përmes një trageti pasi një zjarr i madh përfshiu ishullin Evia, Greqi, 6 gusht 2021.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke folur pasi vizitoi qendrën kryesore të kontrollit të zjarrit në Athinë të shtunën, e quajti situatën një " makth", duke shtuar se përparësia e qeverisë "ka qenë, para së gjithash, për të mbrojtur jetën e njerëzve".

Qeveria planifikoi të rimbursojë njerëzit e prekur nga zjarret, tha ai.

Flakët pranë një shtëpie në fshatin Kirinthos, në ishullin Evia, Greqi, 6 gusht 2021.
Flakët pranë një shtëpie në fshatin Kirinthos, në ishullin Evia, Greqi, 6 gusht 2021.

Më shumë se 700 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga Qipro, Franca dhe Izraeli, janë dërguar për të luftuar zjarrin në veri të Athinës.

Sipas autoriteve, gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e emergjencës kanë luftuar me më shumë se 400 zjarre në Greqi.

Në Turqinë fqinje, autoritetet po luftojnë zjarret më të këqija të vendit ndonjëherë. Flakët që përfshinë zonat bregdetare jugperëndimore detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve. Në Itali, erërat e nxehta ndezën flakët në ishullin e Sicilisë këtë javë.

XS
SM
MD
LG