Grevat paralizojnë Gjermaninë
Më 27 mars, në Gjermani kanë filluar grevat 24-orëshe të punëtorëve të sektorit të transportit publik. Grevat janë organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve. Punëtorët e aeroporteve, hekurudhave, autobusëve, metrove dhe porteve detare nisën grevën në minutat e parë të së hënës. Punëtorët po kërkojnë paga më të larta, për shkak të rritjes së çmimeve.
1
Transporti publik në Gjermani më 27 mars u paralizua pothuajse krejtësisht pasi dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve hyn në grevë 24-orëshe. Fotografia është realizuar në Idle, në lindje të Berlinit më 27 mars, në transporti hekurudhor ka hyrë në grevë.
2
Aeroporti i Frankfurtit pa udhëtar. 27 mars 2023.
3
Një shofer tramvaji ecën përgjatë tramvajeve të parkuar në Bon të Gjermanisë, pasi punëtorët e këtij sektori hyn në grevë më 27 mars 2023.
4
Një udhëtare në një stacion metroje në Berlin. 27 mars 2023.