Grevat paralizojnë Gjermaninë
Më 27 mars, në Gjermani kanë filluar grevat 24-orëshe të punëtorëve të sektorit të transportit publik. Grevat janë organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve. Punëtorët e aeroporteve, hekurudhave, autobusëve, metrove dhe porteve detare nisën grevën në minutat e parë të së hënës. Punëtorët po kërkojnë paga më të larta, për shkak të rritjes së çmimeve.
9
Aeroporti i Frankfurtit është prekur nga grevat mbarëkombëtare të punëtorëve gjermanë.
10
Një pasagjer shikon tabelën e fluturimeve në aeroportin e Mynihut. Fluturimet nga ky aeroport janë anuluar për shkak të grevës së punëtorëve.
11
Punëtorët kanë protestuar në Gjermani më 27 mars, në nisje të grevës 24-orëshe. Në panon e mbajtur nga protestuesit shkruan "Nancy [ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Feser] jepna paratë". Hamburg, 27 mars 2023.
12
Një pasagjer qëndron në platformën e zbrazur të stacionit kryesor të trenave në Shtutgard të Gjermanisë më 27 mars 2023.