Ndërlidhjet

Raportohet se sasi rekorde e grurit është nisur nga portet ukrainase

Porti në Odesa. Fotografi nga arkivi.
Porti në Odesa. Fotografi nga arkivi.

Një rekord prej 354.500 tonëve të produkteve bujqësore janë nisur nga portet ukrainase më 31 tetor, në kuadër të marrëveshjes për eksportin e tyre nga Deti i Zi, ka thënë një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesas.

Sipas tij, ky eksport është realizuar pavarësisht faktit që Rusia është tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar për grurin muaj më parë, me arsyetimet se Kievi ka kryer sulmet me dronë në Flotën e Detit të Zi.

Kjo marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Ukraina ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Rusia e ka planifikuar gjatë këtë largim, derisa Uashingtoni ka thënë se Moska është duke e kthyer ushqimin në armë.

Gruri ukrainas digjet në kohën e krizës ushqimore

Një ushtar ukrainas kalon pranë një fushe të mbjellë me grurë e përfshirë nga flakët. Fotografia është realizuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, afër vijave të frontit.
1/9 Një ushtar ukrainas kalon pranë një fushe të mbjellë me grurë e përfshirë nga flakët. Fotografia është realizuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, afër vijave të frontit.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Zjarri përfshin një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit më 17 korrik. Zjarre të tilla janë bërë më të shpeshta, teksa dielli i verës po thanë fushat e mbjella me grurë.

2/9 Zjarri përfshin një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit më 17 korrik. Zjarre të tilla janë bërë më të shpeshta, teksa dielli i verës po thanë fushat e mbjella me grurë.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Një fotografi e realizuar më 8 korrik tregon shkatërrimin e një fushe me grurë në afërsi të Siverskut, në rajonin e Donjeckut. Zjarret në fushat e grurit mund të shkaktohen lehtë edhe nga shpërthimet ose nga copëzat e ndezura të artilerisë.

3/9 Një fotografi e realizuar më 8 korrik tregon shkatërrimin e një fushe me grurë në afërsi të Siverskut, në rajonin e Donjeckut. Zjarret në fushat e grurit mund të shkaktohen lehtë edhe nga shpërthimet ose nga copëzat e ndezura të artilerisë.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Forcat ruse po ashtu janë akuzuar se qëllimshëm po shënjestrojnë industrinë ushqimore në Ukrainë. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitarë se si kjo depo e farave të lulediellit u dogj më 31 maj. Ushtarët ukrainas pretenduan se kjo depo u sulmua me artileri.

4/9 Forcat ruse po ashtu janë akuzuar se qëllimshëm po shënjestrojnë industrinë ushqimore në Ukrainë. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitarë se si kjo depo e farave të lulediellit u dogj më 31 maj. Ushtarët ukrainas pretenduan se kjo depo u sulmua me artileri.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.

5/9 Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.

6/9 Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.

7/9 Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Një fermer ukrainas në rajonin e Dnipropetrovskit, shikon se si pjesë të arave të tij të mbjella me grurë digjen si rezultat i luftimeve më 4 korrik. Vladimir Putin më 19 korrik u takua me Erdoganin në Ukrainë dhe pjesë e agjendës së bisedimeve është edhe çështja e hapjes së një korridori të mundshëm të eksportit përmes Detit të Zi.

8/9 Një fermer ukrainas në rajonin e Dnipropetrovskit, shikon se si pjesë të arave të tij të mbjella me grurë digjen si rezultat i luftimeve më 4 korrik. Vladimir Putin më 19 korrik u takua me Erdoganin në Ukrainë dhe pjesë e agjendës së bisedimeve është edhe çështja e hapjes së një korridori të mundshëm të eksportit përmes Detit të Zi.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Një fushë gruri duke u djegur më 17 korrik. Bashkimi Evropian raportohet se do të tërhiqet nga disa aspekte të sanksioneve kundër Rusisë, që mund të kenë kufizuar eksportet e ushqimeve, duke rritur presionin mbi furnizimet globale dhe çmimet.

9/9 Një fushë gruri duke u djegur më 17 korrik. Bashkimi Evropian raportohet se do të tërhiqet nga disa aspekte të sanksioneve kundër Rusisë, që mund të kenë kufizuar eksportet e ushqimeve, duke rritur presionin mbi furnizimet globale dhe çmimet.

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Previous slide
Next slide

Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë pajtuar me Ukrainën dhe Turqinë për largimin e 16 anijeve nga portet ukrainase.

Inspektimet janë kryer nga pjesëtarë të OKB-së dhe Turqisë.

Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ka thënë se delegacioni rus është informuar për këto eksporte.

Rusia është tërhequr nga marrëveshja më 29 tetor, duke pretenduar se nuk mund të ofrojë më garanci për anijet civile.

Eksportet e grurit përbëjnë burime të rëndësishme të të ardhurave për Ukrainën, sidomos pas shkatërrimit të ekonomisë së saj prej shpërthimit të luftës.

Një bllokadë eventuale në eksportet ukrainase të grurit do të ndikonte po ashtu në rritje të çmimeve edhe inflacion edhe më të lartë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG