Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Zjarret, të cilat shpërthyen mbrëmjen e së martës, më 8 gusht, prekën edhe pjesë të ishullit të madh të Havait. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Havai në flakë
1
Njerëzit duke shikuar tymin dhe flakët që përhapen në Front Street, në qendër të qytetit Lahaina, Maui, të martën, më 8 gusht 2023.
Zyrtarët e Mauit thanë se një zjarr në qytetin historik ka djegur pjesë të një prej zonave turistike më të njohura në Havai.
Zyrtarët e Mauit thanë se një zjarr në qytetin historik ka djegur pjesë të një prej zonave turistike më të njohura në Havai.
2
Të paktën 16 rrugë u mbyllën, aeroporti i Mauit ishte i hapur pasi linjat ajrore ulën tarifat dhe ofruan përjashtime për t'i larguar njerëzit nga ishulli.
3
Një pamje nga ajri e një pjese të qytetit Lahaina më 9 gusht 2023. Zyrtarët thanë se njerëz të dëshpëruar po hidheshin në oqean për t'i shpëtuar zjarrit që përhapej me shpejtësi, raporton Reuters.
4
Banorja e Havait, Steff Baku-Kirkman, reagon pasi kuptoi se kafshët shtëpiake dhe shtëpia e saj u shkatërruan nga zjarri në Lahaina, Kahului.