Ndërlidhjet

Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson

Një ushtar rus në rajonin e Hersonit në Ukrainë.

Rusia po vazhdon të kryejë sulme në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar dëme e duke vrarë civilë, teksa forcat e saj po përgatiten për betejën në rajonin strategjik jugor të Hersonit, thanë zyrtarët dhe ushtria ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 26 tetor se mbi 40 vendbanime u goditën nga sulmet ruse të kryera një ditë më parë.

Rusia ka përdorur kombinim të sulmeve ajrore, raketave dhe predhave për të goditur caqet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin e publikuar në mëngjes.

Në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, të paktën dy persona – përfshirë një grua shtatzënë – u vranë nga bombardimet ruse, tha guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenlo.

Eksod nga Hersoni para afrimit të forcave ukrainase

Civilët duke zbritur nga një traget për të shkuar drejt mjeteve të transportit që do t’i çonin ata në Krimenë e okupuar nga Rusia, gjatë një dite me shi në Oleshki, në rajonin ukrainas të Hersonit, më 23 tetor.
1/10 Civilët duke zbritur nga një traget për të shkuar drejt mjeteve të transportit që do t’i çonin ata në Krimenë e okupuar nga Rusia, gjatë një dite me shi në Oleshki, në rajonin ukrainas të Hersonit, më 23 tetor.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua e moshuar duke zbritur nga një barkë në Oleshki, gjatë evakuimeve nga Hersoni, më 23 tetor.

Një ditë më herët, autoritetet e instaluara nga Rusia në Herson përsëritën thirrjet për largimin e civilëve nga qyteti-port në Ukrainën jugore, duke apeluar te banorët për “kujdes për sigurinë e familjes dhe miqve”.
2/10 Një grua e moshuar duke zbritur nga një barkë në Oleshki, gjatë evakuimeve nga Hersoni, më 23 tetor.

Një ditë më herët, autoritetet e instaluara nga Rusia në Herson përsëritën thirrjet për largimin e civilëve nga qyteti-port në Ukrainën jugore, duke apeluar te banorët për “kujdes për sigurinë e familjes dhe miqve”.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Hersoni i fotografuar në maj, tre muaj pasi u mor në kontroll nga forcat ruse gjatë luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Hersoni ka rëndësi vitale strategjike dhe simbolike për luftën e Rusisë dhe Kremlini duket të jetë duke përgatitur qytetin për një betejë të madhe tokësore, teksa trupat ukrainase po afrohen gjithnjë e më shumë.
3/10 Hersoni i fotografuar në maj, tre muaj pasi u mor në kontroll nga forcat ruse gjatë luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Hersoni ka rëndësi vitale strategjike dhe simbolike për luftën e Rusisë dhe Kremlini duket të jetë duke përgatitur qytetin për një betejë të madhe tokësore, teksa trupat ukrainase po afrohen gjithnjë e më shumë.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Civilë nga Hersoni duke arritur në stacionin hekurudhor Dzhankoi, në Krimenë e okupuar nga Rusia, për të pritur për transport drejt Rusisë, më 21 tetor.

Analistët thonë se një arsye për thirrjet “zyrtare” për largimin e banorëve nga qyteti gjatë ditëve të fundit është frika se banorët pro-Ukrainës mund t’iu ndihmojnë forcave ukrainase nëse ato hyjnë në qytet.
4/10 Civilë nga Hersoni duke arritur në stacionin hekurudhor Dzhankoi, në Krimenë e okupuar nga Rusia, për të pritur për transport drejt Rusisë, më 21 tetor.

Analistët thonë se një arsye për thirrjet “zyrtare” për largimin e banorëve nga qyteti gjatë ditëve të fundit është frika se banorët pro-Ukrainës mund t’iu ndihmojnë forcave ukrainase nëse ato hyjnë në qytet.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Demonstruesit pro-Ukrainës duke u ballafaquar me një kolonë ushtarake ruse në Herson, në mars.

Qyteti jugor u bë simbol i kundërshtimit në fillim të pushtimit, teksa banorët rrezikuan jetën e tyre për të protestuar kundër okupimit rus.
5/10 Demonstruesit pro-Ukrainës duke u ballafaquar me një kolonë ushtarake ruse në Herson, në mars.

Qyteti jugor u bë simbol i kundërshtimit në fillim të pushtimit, teksa banorët rrezikuan jetën e tyre për të protestuar kundër okupimit rus.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë duke bartur një bebe në një karrocë nëpër shkallët e stacionit të trenave Dzhankoi, në Krime, më 21 tetor.

Rreth 25.000 njerëz janë larguar nga rajoni që nga 18 tetori, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
6/10 Një burrë duke bartur një bebe në një karrocë nëpër shkallët e stacionit të trenave Dzhankoi, në Krime, më 21 tetor.

Rreth 25.000 njerëz janë larguar nga rajoni që nga 18 tetori, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një vullnetar në qytetin rus Anapa duke ndarë ndihma me shenja pro-pushtimit, më 21 tetor.

Pamjet që tregojnë se lufta e Rusisë po ngec janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur në mediat e kontrolluara nga shteti në Rusi, por agjencia ruse e lajmeve TASS ka publikuar dhjetëra fotografi nga evakuimet në Herson.
7/10 Një vullnetar në qytetin rus Anapa duke ndarë ndihma me shenja pro-pushtimit, më 21 tetor.

Pamjet që tregojnë se lufta e Rusisë po ngec janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur në mediat e kontrolluara nga shteti në Rusi, por agjencia ruse e lajmeve TASS ka publikuar dhjetëra fotografi nga evakuimet në Herson.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Banorët e Hersonit në një stacion trenash në Krime, duke pritur për transport drejt Rusisë, më 20 tetor.

Kyrylo Budanov, zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase, thotë se ka mundësi që evakuimi shumë publik i banorëve nga Hersoni mund të jetë mënyrë për ta tërhequr Ukrainën në një betejë të kushtueshme urbane.
8/10 Banorët e Hersonit në një stacion trenash në Krime, duke pritur për transport drejt Rusisë, më 20 tetor.

Kyrylo Budanov, zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase, thotë se ka mundësi që evakuimi shumë publik i banorëve nga Hersoni mund të jetë mënyrë për ta tërhequr Ukrainën në një betejë të kushtueshme urbane.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një traget duke larguar banorët nga Hersoni, më 20 tetor.

Budanov thotë se forcat ruse “po krijojnë iluzionin se gjithçka është e humbur. Dhe, në të njëjtën kohë, ato po sjellin njësite të reja ushtarake dhe po i përgatisin rrugët e Hersonit për mbrojtje”.
9/10 Një traget duke larguar banorët nga Hersoni, më 20 tetor.

Budanov thotë se forcat ruse “po krijojnë iluzionin se gjithçka është e humbur. Dhe, në të njëjtën kohë, ato po sjellin njësite të reja ushtarake dhe po i përgatisin rrugët e Hersonit për mbrojtje”.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një ushtar ukrainas në një llogore të marrë nga rusët, në rajonin e Hersonit, më 12 tetor.

Ukraina raportohet se është duke avancuar në rajonin e Hersonit, por përparimet e tyre po përballen me rezistencë të fuqishme përreth qytetit të Hersonit. Zyrtarët ukrainas pohojnë se deri në 45 grupe batalionesh taktike ruse tani mund të jenë duke pritur një avancim ukrainas përreth Hersonit.
10/10 Një ushtar ukrainas në një llogore të marrë nga rusët, në rajonin e Hersonit, më 12 tetor.

Ukraina raportohet se është duke avancuar në rajonin e Hersonit, por përparimet e tyre po përballen me rezistencë të fuqishme përreth qytetit të Hersonit. Zyrtarët ukrainas pohojnë se deri në 45 grupe batalionesh taktike ruse tani mund të jenë duke pritur një avancim ukrainas përreth Hersonit.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Një qytetin jugor të Hersonit, forcat ruse po përgatiten për “betejën më të ashpër”, tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kundërofensiva ukrainase ka kthyer forcat ruse në rajon, ku kryeqytetit provincial i Hersonit ka qenë në duart e rusëve që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës që ka nisur tetë muaj më parë.

“Gjithçka është e qartë sa i përket Hersonit. Rusët po mbushin radhët, po forcojnë grupimet e tyre atje”, tha Arestovych përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 25 tetorit.

Autoritetet e instaluara nga Rusia po evakuojnë banorët nga bregu lindor i Lumit Dnjepër, teksa forcat ruse po përgatiten që ta mbrojnë qytetin, tha ai.

“Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet që të tërhiqet. E kundërta, beteja më e ashpër do të ndodhë në Herson”, tha Arestovych.

Zelensky përsëri më 25 tetor u zotua se do të rimarrë qytetin e Hersonit, humbja e të cilit do të ishte një ngecje e madhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

Një prej katër provincave ukrainase të pushtuara pjesërisht nga Rusia dhe që Putini ka pretenduar se i ka aneksuar, Hersoni është rajoni më i rëndësishëm strategjik. Hersoni është lidhja e vetme rrugore me Krimenë e aneksuar nga Moska.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Rusinë më 25 tetor se përdorimi i armëve taktike bërthamore në Ukrainë “do të ishte një gabim jashtëzakonisht serioz”.

Moska ditëve të fundit ka pretenduar se Ukraina po përgatitet të përdorë të ashtuquajturat “bomba ndotëse” në territorin e saj, duke bërë që SHBA-ja dhe shtetet e tjera t'i hedhin poshtë këto pretendime.

Kievi dhe aleatët dyshojnë se Rusia mund të jetë duke e bërë këtë pretendim për të justifikuar sulme me “bombat ndotëse” dhe më pas t’ia lë fajin Ukrainës.

“Bombat ndotëse” janë bomba konvencionale të mbushura me materiale radioaktive, biologjike dhe kimike.

“Më lejoni të them se Rusia do të bënte një gabim jashtëzakonisht serioz nëse përdor armë taktike bërthamore”, tha Biden për gazetarët.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, nuk ka paraqitur të dhëna për pretendimin e bërë më 23 tetor. Pretendimin se Ukraina po përgatitet të përdorë “bomba ndotëse” ai e bëri pasi zhvilloi biseda me homologët nga disa shtete të NATO-s, sikurse ministrat e Britanisë, Francës, SHBA-së, të cilët hodhën poshtë këto pretendime.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 25 tetor se refuzimi i Uashingtonit që të marrë parasysh paralajmërimet e Rusisë “ishte jashtëzakonisht i papërshtatshëm, duke pasur parasysh seriozitetin e kërcënimit për të cilin po flasim”.

Pas pretendimeve ruse, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se do të dërgojë në Ukrainë inspektorë për të kontrolluar dy ndërtesa bërthamore ukrainase. Kërkesën për inspektim e ka bërë Ukraina.

XS
SM
MD
LG