Të paktën 8.000 persona janë vrarë gjatë luftimeve apo nga çështjet e lidhura me luftën gjatë rrethimit rus të Mariupolit. Beteja disamujore në këtë qytet ishte ndër betejat më të mëdha në luftën pothuajse dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW).
Mariupoli u bë sinonim i tmerrit gjatë rrethimit pothuajse tremujor rus për kontrollin e këtij qyteti-port strategjik. Rrethimi zgjati mes marsit dhe majit të vitit 2022, përderisa civilët e bllokuar u detyruan të varrosnin viktimat përgjatë rrugëve.
Vlerësimi i HRW, bazuar në imazhet satelitore dhe të tjera imazheve të vendeve ku janë hapur varre, është një prej vlerësimeve të vetme të pavarura deri më tani lidhur me numrin e viktimave në këtë qytet.
Ukraina ka thënë se dhjetëra mijëra persona janë vrarë, por nuk ka mundur të ofrojë një numër të saktë të viktimave, pasi nuk ka qasje në këtë qytet, i cili është nën kontrollin e Rusisë.
Kombet e Bashkuara, që kanë të drejtë të monitorojnë në terren në Ukrainë, deri më tani ka dokumentuar mbi 10.000 vdekje të civilëve në Ukrainë, që kur Rusia ka nisur pushtimin e këtij shteti. Por, OKB-ja ka thënë se deri më tani nuk ka mundur të verifikojë raportimet për numër të lartë të vdekjeve të civilëve në Mariupol, për shkak të kufizimeve në qasje.
Rusia ka hedhur poshtë akuzat se kryen mizori apo se shënjestron civilët në Ukrainë.
Organizata Human Rights Watch tha se totali mund të jetë shumë më i lartë sesa vlerësimi që ofroi, pasi dihet se në disa varre janë varrosur trupa të shumtë dhe disa vende ku janë varrosur të vrarët mund të mos jenë identifikuar.
Raporti prej 224 faqesh, i titulluar “Qyteti ynë u zhduk: Shkatërrimi i Mariupolit nga Rusia”, u realizua në bashkëpunim me organizatën joqeveritare, Truth Hounds, dhe me firmën arkitektonike, SITU. Raporti po ashtu bazohet në 240 intervista të banorëve të Mariupolit që kanë ikur nga ky qytet.
Jeta në Mariupolin e rrënuar
1/10Një burrë duke shtyrë një karrocë drejt një periferie të shkatërruar të Mariupolit, më 29 tetor.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/10Futbollistët duke u stërvitur përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë.
Këto foto, që u publikuan nga Reutersi më 30 tetor, ofrojnë një pamje të rrallë brenda Mariupolit të pushtuar nga Rusia, pesë muaj pasi Moska mori kontrollin e qytetit port të Ukrainës.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/10Punëtorët në një ndërtesë banimi të dëmtuar nga lufta.
Imazhet e qytetit të shkatërruar u bënë emblemë e pushtimit rrënues të Ukrainës nga ana e Rusisë, por muajt e fundit vetëm herë pas here janë publikuar foto nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/10Një foto e bërë më 19 tetor tregon kamionë ushtarakë rusë përpara një ndërtese të dëmtuar rëndë në qendër të Mariupolit.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/10Një burrë nga Mariupoli dhe nipi i tij i vogël duke punuar në oborrin e një ndërtese të dëmtuar më 29 tetor.
Mariupoli u pushtua nga forcat ruse në maj pas disa muaj luftimesh që lanë rreth 90 për qind të ndërtesave të qytetit të dëmtuara ose të shkatërruara. Mijëra njerëz vdiqën në atë që u bë i njohur si rrethimi i Mariupolit.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/10Një foto e 21 gushtit e rindërtimit të Dhomës së Filarmonisë së Mariupolit.
Puna për rindërtim nisi pothuajse menjëherë pas pushtimit nga Rusia nëpër disa ndërtesa në qendër të Mariupolit, por imazhet në këtë galeri që u publikuan nga Reuters më 30 tetor, tregojnë se zona të mëdha të qytetit mbeten të pabanueshme.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/10Një grua duke kaluar pranë një ndërtese banimi të rrënuar, më 29 tetor.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/10Fabrika e çelikut Azovstal e dëmtuar rëndë e fotografuar më 29 tetor.
Fabrika për përpunimin e metalit, Azovstal, ishte streha e fundit për anëtarët e Azovit, një regjiment i diskutueshëm ukrainas që më parë përdorte imazhe neo-naziste në uniformat e tij.
Presidenti rus, Vladimir Putin, fillimisht pretendoi "de-nazifikimin" si një justifikim të pushtimit të Ukrainës në shkurt, por Kremlini kohët e fundit e ka cilësuar konfliktin si një luftë kundër "satanizmit".
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/10Rrënojat e fabrikës së çelikut, Azovstal.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, në zonën përreth Azovstalit do të bëhet një "park industrial, një park teknologjik, një eko-park dhe një qendër transporti dhe logjistike" me një kosto prej rreth 831 milionë dollarësh.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/10Një kënd lojërash për fëmijë në oborrin e një blloku apartamentesh të rrënuara më 29 tetor.
Mariupoli dikur ishte shtëpia e rreth 431.000 njerëzve, kurse sot vlerësohet se kanë mbetur në qytet më pak se një e katërta e këtij numri.
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
HRW ka dokumentuar sulme ndaj infrastrukturës civile, përfshirë ndaj spitaleve, një supermarketi dhe një teatri ku po strehoheshin civilët. Organizata nuk gjeti asnjë dëshmi për praninë ushtarake ukrainase në këto vende apo në vendet përreth, gjë që i bën këto sulme të paligjshme.
“Shkatërrimi i Mariupolit nga ‘forcat ruse’ është një prej kapitujve më të këqij të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës”, tha Ida Sawyer, drejtoresh në HRW për kriza dhe konflikte, duke u bërë thirrje qeverive që të hetojnë këto sulme.
Në raport përmenden dhjetë persona, që sipas HRW, kanë “përgjegjësi komanduese”, ndaj të cilëve, sipas kësaj organizate joqeveritare, duhet të përqendrohen hetimet për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës.