Një shekull i inaugurimeve presidenciale amerikane
Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Autokolona e presidentit Calvin Coolidge (pa kapele në ulësen e pasme të makinës) pas inaugurimit të tij të dytë më 4 mars 1925. Kjo ceremoni ishte e para që u transmetua në nivel kombëtar në radio, duke ua mundësuar rreth 23 milionë amerikanëve të ndiqnin fjalimin e presidentit.

2
Turmat e njerëzve të mbledhur në lëndinë dhe çatinë e Kapitolit, për të dëgjuar fjalimin e inaugurimit të presidentit Herbert Hoover më 4 mars 1929.
Data e inaugurimeve fillimisht ishte caktuar për 4 mars, por në përpjekje për të reduktuar periudhën midis administratave (periudha e zgjedhjes së presidentit dhe inaugurimit të tij), me një amendament kushtetues më 1933 inaugurimet e ardhshme do të mbaheshin më 20 janar.

3
Presidenti i sapoinauguruar Franklin Delano Roosevelt (në mes me kravatë me vija) teksa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Eleanor dhe djalin James më 4 mars 1933. Presidenti shërbeu për katër mandate të paprecedentë në detyrë, nga 1933 deri më 1945.
Një amendament kushtetues i vitit 1951 ua kufizoi presidentëve të shërbejnë në më shumë se dy mandate.
Një amendament kushtetues i vitit 1951 ua kufizoi presidentëve të shërbejnë në më shumë se dy mandate.

4
Presidenti Harry S. Truman duke mbajtur fjalimin e tij inaugurues nga Kapitoli më 20 janar 1949.
Fjalimi hapi mandatin e vetëm të plotë të Trumanit si president. Ai shërbeu si nënkryetar nën udhëheqjen e Rooseveltit dhe filloi mandatin e parë të shkurtuar si shef i shtetit pas vdekjes së Rooseveltit në prill 1945.