Ndërlidhjet

Dhjetëra viktima nga tërmeti në Indonezi


Pasoja e tërmetit në ishullinJava të Indonezisë. 21 nëntor 2022.
Pasoja e tërmetit në ishullinJava të Indonezisë. 21 nëntor 2022.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 162 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë, raporton AFP.

"Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar", tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java.

Sipas tij, shumica e të vdekurve janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti prej 5.6 shkallësh kishte epiqendër rajonin Cianjur në perëndim të ishullit Java.

Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021.

Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.

Cunami i vitit 2004, i shkaktuar nga një tërmet pranë ishullit indonezian të Sumatrës, vrau 226.000 njerëz në gjithë Oqeanin Indian, përfshirë mbi 120.000 në Indonezi.

Indonezia, një arkipelag me 260 milionë njerëz, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të vendndodhjes së saj në Unazën e Zjarrit, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

XS
SM
MD
LG