Ndërlidhjet

Irani kritikon Bidenin për mbështetjen e protestave


Iranianët kalojnë pranë një billbordi të madh që fotografi me fytyrat e grave të titulluar "Gratë e tokës sime". Aty shfaqen gra të cilat respektojnë hixhabin. Teheran, 13 tetor 2022.
Iranianët kalojnë pranë një billbordi të madh që fotografi me fytyrat e grave të titulluar "Gratë e tokës sime". Aty shfaqen gra të cilat respektojnë hixhabin. Teheran, 13 tetor 2022.

Irani ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për shprehjen e mbështetjes për protestat që kanë tronditur vendin që kur një grua e re u vra në paraburgim nga policia iraniane.

Biden tha se ishte i befasuar nga guximi i njerëzve që dolën në rrugë në protestat në Iran.

“Dua të dini se ne qëndrojmë me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit”, tha ai më 15 tetor.

Teherani tha se kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit.

"Të shtunën... Biden ndërhyri në çështjet shtetërore të Iranit duke mbështetur trazirat... Në ditët e fundit, administrata e SHBA-së është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të nxitë trazirat në Iran me justifikime të ndryshme", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, më 16 tetor.

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare – një nga sfidat më serioze për Qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979 – të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit më 16 shtator.

Ajo ka rënë në komë disa orë pasi është arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, në Teheran, nën akuzat se ka shkelur rregullat e hixhabit, apo të shamisë së kokës. Ajo ka vdekur në spital tri ditë më vonë.

Me Kodin islamik në Iran, gratë duhet të veshin hixhab dhe rroba të gjera që ua fshehin figurën. Gratë iraniane nuk mund të udhëtojnë pa shoqërues meshkuj e as të bëjnë cilëndo punë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG