Ndërlidhjet

Gazetarët iranianë bëjnë thirrje për lirimin e dy kolegëve të tyre


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Më shumë se 300 gazetarë iranianë kanë publikuar një letër të hapur, përmes të cilës bëjnë thirrje për lirimin e dy kolegëve të tyre, të cilët janë arrestuar për raportimet mbi ngjarjen e vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit.

Letra u publikua nga e përditshmja reformiste iraniane, Etemad, më 30 tetor.

Amini, 22-vjeçare, ka vdekur në paraburgim. Policia e Moralit e kishte ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Gazetarët kërkuan lirimin e Niloufar Hamedit, i cili bëri një foto të prindërve të Aminit, të cilët ishin të përqafuar në një spital të Teheranit, ku vajza e tyre ishte shtrirë në koma.

Postimi i kësaj fotoje në Twitter ishte raportimi i parë për rastin e Aminit.

Letra e gazetarëve u kërkoi gjithashtu autoriteteve të lironin Elahe Mohammadin, e cila mbuloi funeralin e Aminit në qytetin e saj të lindjes në Saqez, vendin ku filluan protestat që më vonë përfshinë gjithë vendin.

Iranianët shënojnë 40 ditë nga vdekja e Mahsa Aminit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Më 28 tetor, shërbimet e inteligjencës iraniane lëshuan një deklaratë duke akuzuar të dy këta gazetarë si agjentë të CIA-s, pjesë e një narrative të qeverisë iraniane që pretendon pa prova se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore janë pas trazirave.

Më 29 tetor, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Hossein Salami, paralajmëroi se "sot është dita e fundit e trazirave". Paralajmërimi i IRGC-së erdhi pasi Kombet e Bashkuara shprehën "shqetësim në rritje" në lidhje me raportimet e vdekjeve në protestat anti-qeveritare në Iran.

XS
SM
MD
LG