Ndërlidhjet

Evropianët të zhgënjyer nga propozimi i Iranit në bisedimet për paktin bërthamor


Një qendër për pasurimin e iranumit në Iran. Fotografi nga arkivi

Diplomatë seniorë evropianë kanë shprehur “zhgënjim dhe shqetësim” ndaj rezultateve të negociatave që zgjatën pesë ditë në Vienë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.

Raundi i fundit i bisedimeve në mes të Iranit dhe palëve të tjera në marrëveshjen bërthamore në mes të Britanisë, Gjermanisë e Francës (të njohur si E3), Kinës dhe Rusisë, filloi më 29 nëntor pas problemeve pesë mujore me pjesëmarrje indirekte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diplomatët po tentonin të ringjallnin Planin e Përbashkët dhe Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) që filloi të shpërbëhet në vitin 2018 kur ish-presidenti Joe Biden u largua nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione duke nxitur Iranin të kalojë limitet në programin bërthamor në vitin pasues.

Pasardhësi i Trumpit, Joe Biden tha se SHBA është e gatshme të ri-bashkohet në JCPOA nëse Irani vazhdon të vëzhgojë kushtet e marrëveshjes.

Diplomatët nga E3 lëshuan një deklaratë që përshkruan “zhgënjimin dhe shqetësimin pasi me kujdes e analizuan propozimin e Iranit për ndryshime në tekstin e diskutuar në gjashtë raundet paraprake”, që filluan në prill dhe u ndërprenë në qershor.

“Ndryshime të mëdha janë kërkuar nga Irani”, thanë zyrtarët në një deklaratë më tre dhjetor duke shtuar se disa janë të papërshtatshme me marrëveshjen e vitit 2015.

“Tehrani po ec prapa nga pothuajse të gjitha kompromiset e vështira që u arritën pas disa muajsh pune të vështirë”, shtuan ata.

Diplomatët e E3 thanë tutje se “është e paqartë se si këto boshllëqe do të mbyllen në një kohë realiste”.

Diplomatët thanë se delagacionet duhet të rikthehen në kryeqytetet e tyre për të vlerësuar situatën dhe të kërkojnë udhëzime para se të rimblidhen javën e ardhshme për të parë nëse boshllëqet mund të mbyllen apo jo.

“Qeveritë tona qëndrojnë të përkushtuara plotësisht për një rrugë diplomatike përpara. Por koha po na ik”, thanë ata.

Zyrtari i Bashkimit Evropian që e udhëheq këtë mbledhje, Enrique Mora tha më tre dhjetor se bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Më 2 dhjetor, Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken i tha Iranit se ka ende kohë të kthehet në pajtim me marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, pavarësisht retorikës së fundit.

XS
SM
MD
LG