Ndërlidhjet

Iranianët festojnë përvjetorin e 43-të të Revolucionit Islamik


Një grua duke ecur nëpër rrugët e Teheranit. Fotografi nga arkivi.
Një grua duke ecur nëpër rrugët e Teheranit. Fotografi nga arkivi.

Mijëra makina dhe motoçikleta janë parë nëpër rrugët e Iranit të premten, teksa ky shtet shënon përvjetorin e 43-të të Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Megjithatë, pak njerëz janë parë nëpër rrugë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në kryeqytetin iranian, Teheran, pika e takimit ka qenë në sheshin Azadi.

Më vonë gjatë ditës, presidenti Ebrahim Raisi do të mbajë një fjalim në xhami gjatë Lutjeve të së Premtes.

Ky përvjetor vjen në kohën kur po vazhdojnë negociatat e Iranit me fuqitë botërore në Vjenë, për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Marrëveshja parasheh heqjen e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor të Teheranit.

Më 2018, Shtetet e Bashkuara janë larguar nga marrëveshja dhe kanë rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë të mërkurën se marrëveshja mund të arrihet, mirëpo ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet pajtueshmëri brenda javëve, përparimi i Iranit në sektorin bërthamor, do ta bëjë këtë gjë të pamundshme.

Turmat me flamuj iranianë janë dëgjuar duke bërtitur “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.

Revolucioni i vitit 1979 njihet për heqjen nga pushteti të monarkisë së mbështetur nga Perëndimi dhe kthimin e islamistëve në krye të shtetit.

XS
SM
MD
LG