Ndërlidhjet

Irani thotë se do ta lirojë ekuipazhin e anijes së lidhur me Izraelin


Anija MSC Aries.
Anija MSC Aries.

Ekuipazhi i një anijeje të konfiskuar me flamur portugez, e cila është e lidhur me Izraelin, pritet të lirohet së shpejti, ka thënë ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, raportun mediat iraniane të shtunën.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit e konfiskuan anijen MSC Aries së bashku me 25 anëtarët e ekuipazhit të saj në Ngushticën e Hormuzit më 13 prill, pak ditë pasi Teherani ishte zotuar se do të hakmerrej kundër një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Damask të Sirisë.

Irani kishte thënë asokohe se do ta mbyllte tërësisht këtë ngushticë, e cila është rrugë shumë e rëndësishme tregtare.

Sulmet kundër anijeve të mallrave kohëve të fundit në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit nga grupi jemenas, Huthi, i cili është i lidhur me Iranin, e kanë trazuar transportin tregtar botëror.

Huthi ka thënë se po i kryen këto sulme në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilët janë duke u përballur me një luftë tashmë gjashtëmujore me Izraelin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG