Irani thotë se lajmëroi aleatët për sulmin 72 orë përpara

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse kundër Izraelit 72 orë përpara, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.
“Rreth 72 orë para nisjes së operacioneve tona, ne i kemi informuar miqtë dhe fqinjët në rajon që përgjigjja e Iranit kundër Izraelit është e qartë, legjitime dhe e pakthyeshme”, ka thënë ai.
Ai ka thënë, po ashtu, se Irani i ka informuar Shtetet e Bashkuara se sulmet e tij kundër Izraelit do të jenë të “kufizuara” dhe për vetëmbrojtje, gjatë një takimi me ambasadorë të jashtëm.
Izraeli dhe aleatët e tij i kanë rrëzuar pjesën më të madhe të rreth 300 dronëve dhe raketave të nisura përgjatë natës prej Iranit.
Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Izrael, teksa sistemi ajror izraelit i ka rrëzuar raketat dhe dronët në ardhje.
Ushtria amerikane dhe ajo britanike është thënë të kenë ndaluar një numër të madh të raketave dhe dronëve ende pa arritur në Izrael.
Autoritetet izraelite kanë raportuar vetëm për dëme të lehta në një instalim ushtarak dhe kanë thënë se një vajzë shtatëvjeçare është plagosur rëndë, pasi pjesa më e madhe e raketave janë rrëzuar pa arritur në tokë.
Irani ka thënë se sulmet janë kundërpërgjigje të një sulmi të kryer në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e të cilit janë vrarë disa iranianë, përfshirë figura të rëndësishme ushtarake.
Izraeli as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar kryerjen e sulmit.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, e ka paralajmëruar Izraelin kundër ndonjë “sjelljeje të pamatur”, pas sulmit, duke thënë se përgjigja pasuese e Teheranit do të jetë “edhe më e fuqishme”.
Iranianët festojnë pas sulmeve ajrore kundër Izraelit
1/9Iranianët festuan në Teheran, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nisi sulme ajrore kundër Izraelit. Ushtria izraelite tha se bashkë me forcat aleate i kanë shkatërruar shumicën e dronëve dhe raketave iraniane, përpara se të godisnin në caqe.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
2/9Sulmi i Iranit ishte i pari i drejtpërdrejtë në territorin e Izraelit.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
3/9Qytetarët u mblodhën me flamuj iranianë dhe palestinezë në Sheshin e Palestinës në Teheran.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
4/9Disa qytetarë duke festuar në rrugët e Teheranit.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
5/9Disa të tjerë festuan me një model plumbi dhe me flamuj në rrugët e Teheranit.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
6/9Irani sulmoi Izraelin pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
7/9Një qytetar mban një fotografi të komandantit ushtarak iranian, Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron të SHBA-së më 3 janar, 2020, pranë aeroportit të Bagdadit.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
8/9Pas njoftimeve se Irani lëshoi dronë dhe raketa, në Izrael u aktivizua menjëherë sistemi antiraketor.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
9/9Qielli mbi Jerusalem pasi Irani lëshoi dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit.
Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin.
Previous slide
Next slide
Ushtria iraniane ka pretenduar se sulmet e saj i kanë arritur të gjitha objektivat dhe se operacioni është kryer me sukses.
Qeveritë perëndimore dhe të tjera kanë bërë thirrje për përmbajtje.