Qindra mijëra persona kanë vajtuar në rrugët e Teheranit për komandatin e vrarë, Qasem Soleimani nga një sulm ajror amerikan. Ceremonia e 6 janarit ka ardhur tre ditë pasi komandati i forcave elite është vrarë në kryeqytetin irakian, Bagdad.
Iranianët vajtojnë për komandantin e vrarë
![Disa persona duke bartur arkivolin e komandantit të forcave elite të Iranit, Qasem Soleimani nëpër rrugët e Teheranit. Dhjetëra rrugë janë mbyllur për shkak të qindra personave që kanë dalë në rrugë. ](https://gdb.rferl.org/2b951d4d-e170-44dd-acdb-c031bc529ad0_w1024_q10_s.jpg)
1
Disa persona duke bartur arkivolin e komandantit të forcave elite të Iranit, Qasem Soleimani nëpër rrugët e Teheranit. Dhjetëra rrugë janë mbyllur për shkak të qindra personave që kanë dalë në rrugë.
![Qindra mijëra persona të mbledhur në Sheshin e Revolucionit, tri ditë pasi Soleimani është vrarë në rrugë drejt aeroportit të Bagdadit. Kortezhi i funeralit të Soleimantit është thënë se ka qenë më i madhi në Iran prej vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini.](https://gdb.rferl.org/ee4c5aca-6795-450b-a991-0ca10a3d1853_w1024_q10_s.jpg)
2
Qindra mijëra persona të mbledhur në Sheshin e Revolucionit, tri ditë pasi Soleimani është vrarë në rrugë drejt aeroportit të Bagdadit. Kortezhi i funeralit të Soleimantit është thënë se ka qenë më i madhi në Iran prej vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini.
![Në një moment të rrallë, Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është parë duke qarë, teksa ka drejtuar besimtarët tek arkivoli i Soleimanit. ](https://gdb.rferl.org/f74db464-d372-430b-a544-16de14915a86_w1024_q10_s.jpg)
3
Në një moment të rrallë, Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është parë duke qarë, teksa ka drejtuar besimtarët tek arkivoli i Soleimanit.
![Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidenti iranian, Hasan Rohani shihen duke u lutur afër arkivolit të komandantit Soleimani dhe komandantit të milicisë irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis, i cili është vrarë po ashtu në sulmin ajror të 3 janarit. ](https://gdb.rferl.org/d4f7722d-f53d-4e43-ac01-aa3b724141a8_w1024_q10_s.jpg)
4
Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidenti iranian, Hasan Rohani shihen duke u lutur afër arkivolit të komandantit Soleimani dhe komandantit të milicisë irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis, i cili është vrarë po ashtu në sulmin ajror të 3 janarit.